Credins bank në këtë fundvit shtroi një drekë për 50 persona të Qendrës Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, ku ofrohen shërbime për familje e individë në nevojë, vakte ushqimore dhe shërbime të veçanta për personat me aftësi të kufizuara.
Nën një atmosferë festive, stafi ynë ishte pranë tyre duke i shërbyer me zemër por dhe duke kaluar mesazhe mbështetëse e pozitive për ditë më të bukura për ta.