Zlatan Ibrahimović është fytyra e kartës VISA në fushatën e botërorit të Rusisë 2018 Credins Bank i bashkon klientët e saj përdorues të kartës VISA me atmosferën frymëzuese të botërorit. VISA në fund të 2017 kishte në qarkullim mbi 736 MILION karta në mbarë botën dhe në Shqipëri, në fund të prillit 2018 numëroheshin 759,131 Fushata mbarëbotërore e gjigandit të pagesave VISA, me protagonist ZLatan Ibrahimović vjen në Shqipëri falë bashkëpunimit të Credins Bank me BBDO dhe Visa Card International. Ibrahimović, ka fituar 33 trofe të rëndësishëm në karrierën e tij dhe ka luajtur për më shumë së 20 vite në fushën e gjelbër. “Ne gjithmonë kemi ndjekur karrierën impresionuese të Zlatan Ibrahimović në fushë, kemi vlerësuar personalitetin e tij simpatik dhe plot ngjyra, – thote Lynne, – Biggar, shefe e Marketingut dhe Komunikimit te VISA dhe jemi shumë të entuziasmuar që Zlatan do të jetë partneri ynë për fushatën e FIFA WORLD CUP™ “Jam shumë krenar që punoj me VISA, liderin botëror të pagesave – u shpreh Zlatan para fillimit të fushatës. « Jam përpjekur gjithmonë të jem me i miri në futboll, kështu që ky partneritet është në vazhdimin e asaj që kam synuar – më e mira » Kjo fushatë frymëzuese ndërkombëtare tërhoqi vëmendjen e Credins Bank që aplikoi për ta sjellë dhe në Shqipëri. Credins është partner i VISA që në vitin 2007. Kjo fushatë synon jo vetëm ti sjellë klientët e Credins Bank që kanë një kartë VISA apo tregtarët që pranojnë pagesa VISA në POS Credins, me pranë atmosferës magjike të këtij Botërorit por dhe të dëshmojë se si falë një mjeti kaq të thjeshtë pagese, siç është karta, qytetarët shqiptar janë pjesë e një realiteti ndërkombëtar. Kjo fushatë në veçanti i drejtohet të rinjve dhe i fton ata të përdorin kartat si pjesë e jetës së tyre të përditshme. Credins Bank ishte pjesë e forumit të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë për « Edukimi financiar për përfshirjen financiare » në datën 29 Qershor 2018 dhe fushata me Zlatan Ibrahimović është një nga shembujt konkret se si Credins kontribon në përfshirjen financiare dhe ofron shembuj frymëzues për ti bërë të rinjtë shqiptar të ndjehen pjesë e një realiteti global.

Banka Credins