Si gjithmonë të fokusuar në drejtim të iniciativave të përgjegjësisë korporative.

Këtë herë jemi prezent në Fier, ku kemi gjelbëruar qendrën e këtij qyteti duke mbjellë pemët e bukura të Manjolës dhe duke i shtuar akoma më shumë ngjyrat dhe gjelbërimin në këtë fillim pranvere. Banka Credins në Fier ka kontribuar në finalizimin me sukses të këtij projekti, duke sjellë një atmosferë të bukur për stafin, klientët dhe qytetarët e këtij qyteti.

Banka Credins, si gjithmonë ka qenë dhe do jetë mjaft aktive në projekte që kanë të bëjnë me mjedisin duke i dhënë rëndësi maksimale cilësisë së jetës që na jep një mjedis i pastër dhe i gjelbërt. Le të kontribuojmë së bashku dhe ta mbajmë më të pastër tokën tonë.

Banka Credins