Mbështetja ndaj brezit të ri të cilët kanë synim të nisin karrierën e tyre vazhdon.

Mbetemi në kërkim të talenteve të reja në vende të ndryshme të Shqipërisë për t’i informuar më shumë rreth mundësive për punësim në Credins bank.

Këtë herë së bashku me stafin tonë, falë partneritetit me Universitetin “Luigj Gurakuqi” u gjendëm në qytetin e Shkodrës dhe u takuam me studentët që ishin të interesuar për mundësi punësimi pranë nesh.

Përherë të gatshëm dhe të motivuar për të qenë të pranishëm në panaire të tilla pune, për të bërë pjesë të stafit tonë të rinj të talentuar dhe të dedikuar.

Banka Credins