Credins Bank do të jetë partnere kryesore për të dytin vit i “Akseleratorit Uplift Albania 2021”, një program fantastik për promovimin e të rinjve të talentuar me ide inovative dhe pasion të jashtëzakonshëm për t’i vënë projektet e tyre në jetë.
Këtë vit programi shtrihet në 3 vende të ndryshme: Shqipëri (host), Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Fokusi i projekteve është në: Inovacion & Fin – Tech & Telco.