Sot u zhvillua Panairi i Punës, organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës, me pjesëmarrje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky panair u shoqërua me interes të madh nga studentët e këtij Fakulteti të cilët u informuan mbi mundësitë e punësimit dhe karrierën e tyre të ardhshme.

Banka Credins ka sot mbi 1,000 punonjës të talentuar dhe mbështet çdo të ri që ka dëshirë dhe ambicie për t’u zhvilluar. Partneriteti me Universitetet është në qëndër të strategjisë tonë të punësimit.

Për më shumë informacion, le të ndjekim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore intervistën e znj. Segi Alushi.

Banka Credins