Credins bank mbështeti rehabilitimin e “Qendrës Komunitare Shkozë” që ofron shërbime të ndryshme për gra, fëmijë dhe të moshuar të cilëve u duhet mbështetje dhe suport, duke ofruar ushqim si dhe mësime edukative e psikologjike.

Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e bankës Credins, znj. Monika Milo theksoi: “Jemi krenarë për kushtet e favorshme që ju krijuam mbi 500 familjeve dhe fëmijëve të kësaj qendre. Banka Credins si një nga korporatat e mëdha në vend, ka në objektivat e saj strategjike mbështetjen e vazhdueshme për shtresat në nevojë”.

Banka Credins