“Tirana Economic Forum” është një takim i nivelit të lartë të liderëve më me ndikim në politikë, biznes dhe intelektualë Shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të adresuar sfidat e ngutshme me të cilat përballet Shqipëria dhe bota. Të pranishëm në këtë Forum ishin dhe Z. Edi Rama, Kryeminister i Shqipërisë, Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë si dhe përfaqësues të bizneseve të huaja, diplomatë etj.

“Tirana Economic Forum” është një takim i nivelit të lartë të liderëve më me ndikim në politikë, biznes dhe intelektualë Shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të adresuar sfidat e ngutshme me të cilat përballet Shqipëria dhe bota.

Të pranishëm në këtë Forum ishin dhe Z. Edi Rama, Kryeminister i Shqipërisë, Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë si dhe përfaqësues të bizneseve të huaja, diplomatë etj.

Perfaqësuesit në Forum diskutuan mbi sfidat kryesore që po përballen bizneset në vend si dhe gjetjen e mundësive se si Shqipëria mund të bëhet një lojtar strategjik në rajon nëpërmjet përmirësimit të politikave fiskale, aplikimin e një politike më favorizuese dhe insentivuese për investimet e huaja si dhe mundësinë për të mbështetur praktikat inovative në dobi të zhvillimit e për të mësuar nga përvoja e vendeve të tjera.

Banka Credins është një nga mbështetësit e këtij Forumi pasi besojmë fort se sistemi bankar është një nga industritë me impakt të madh në mbështje të vazhdueshme të bizneseve lokale dhe rajonale dhe një nga aktorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Credins Bank Përgjegjsia Sociale
Credins Bank Përgjegjsia Sociale
Banka Credins