Tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, organizoi një sërë aktivitetesh për rritjen e informimit dhe depistimit në të gjithë vendin, ndër të cilat: shitja e buqetave me lule pranë Pazarit të Ri, në 15 Tetor, te Sheshi Kreativ në Tiranë. Aktivitet ky, i cili kishte si qëllim mbledhjen e fondeve dhe investimin e tyre në blerjen e pajijses për diagnostikimin e kancerit të gjirit duke mundësuar parandalimin e saj në kohë.

Nën thirrjen: Eja edhe ti në Markatën Rozë, Credins Bank, mbështeti këtë iniciativë, në shërbim të komunitetit dhe rritjes së ndërgjegjësimit.

Banka Credins