Në vijim të politikave të përgjegjshmërisë sociale, në përkujdesje të vazhdueshme të mirëqënies, progresit dhe zhvillimit të mjedisit ku ushtron aktivitetin e saj, Credins bank ka ndërmarrë nismën e mbështetjes së njërit prej sektorëve publikë më të rëndësisshëm në vend, atë të shëndetësisë.

Me mbështetjen financiare të Credins bank dhe në kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, u përurua laboratori klinik dhe biokimik i Poliklinikës dhe Spitalit Rajonal Durrës. Përgjatë gjithë vitit 2014 do të mundësohen në këtë laborator kryerja e të gjitha analizave me pajisje bashkëkohore, duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë së shërbimit spitalor ndaj qytetarëve. Ceremonia u mbajt pranë ambjenteve të spitalit rajonal Durrës ku nderuan me prezencën e tyre Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqja, drejtues të bashkisë së qytetit Durrës, drejtues të spitalit rajonal Durrës si edhe përfaqësues të lartë të Credins bank.

Kjo nismë e Credins bank, do të vijojë më tej me mbështetjen e të tjera qendrave spitalore të rëndësishme me të vetmin objektiv, kontributin konkret në mbështetje të politikave të Qeverisë shqiptare në fushën e shëndetësisë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit spitalor në vendin tonë.

Banka Credins