Përgjegjshmëria e lartë sociale është pjesë e misionit të Credins Bank dhe një nga pilaret ku banka ka investuar më shumë, ka qenë sektori i Shëndetësisë.

Është viti dytë që Credins Bank mbështet këtë iniciative sensibilizuese që ka si qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit që na rrethon dhe veçanërisht të grave mbi rëndësin e parandalimit të kancerit të gjirit.

Roli i Credins Bank ka qenë i ndjeshëm dhe me impakt të konsiderueshëm social. Në vitin 2014, ky kontribut, i përqendruar veçanërisht në fushën e shëndetësisë, beri që Banka të marrë çmimin e Filantropisë në Nivel Kombëtar. Ne besojmë fort se ndërgjegjësimi i mirë i popullatës është faktor kyç në uljen e statistikave mbi këtë sëmundje dhe në rritjen e cilësisë së jetës së familjeve tona.

Banka Credins