Credins Bank mbështet “Konkursin e bizneseve të Gjelbërta”

Perfundoi me sukses dhe pse në kushte të veçanta “Konkursi i bizneseve të Gjelbërta”, i cili promovon inovacionin duke shfrytëzuar burimet lokale, nxitur zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit dhe ndërtimin e një rajoni sa më të gjelbërt në linjë me 7 objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë. Përmes shumë aplikimeve nga të gjitha Rajonet e Shqipërisë, u përzgjodhën 20 idetë dhe projektet më të mira dhe u shpallën 5 fitues përmes një konkurimi të hapur publik të kandidatëve. Shumë urime fituesve: Rinora Handmade, Margjelo Filigram, Hazelnut Oil, Kroi i Mjalit dhe Natyra ime! Banka Credins është gjithmonë në mbështetje të bizneseve start up dhe inovative, partnere prej vitesh e këtij projekti të suksesshëm!

Credins në rrjetet Sociale

Na kontakto

Gjej Degën

Banka Credins