Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transformuar në një ekspozitë arti duke promovuar piktorët  dhe skulptorët e talentuar shqiptarë. Pas ekspozitave të mrekullueshme të shumë artistëve të mirënjohur, këtë herë klientët dhe stafi ynë do shijojnë veprat e piktores së talentuar Adela Osmani, që i kanë kthyer hapësirat tona në një oaz lulesh të çelura plot ngjyra të ëmbla.

Krenarë që vazhdimisht përkrahim artistët tanë dhe çdo ditë e çojmë më tej nismën “Credins mbështet artin”, duke u shndërruar në një institucion shembull përsa i përket mbështetjes dhe promovimit të artit!

Le ta shijojmë ekspozitën e Adelës në këto ditë të bukura festash.

Credins bank përherë në mbështetje të artit dhe artistëve shqiptarë!

Banka Credins