Kontributi në rigjallërimin e jetës artistike dhe kulturore pranë komuniteteve ku operon, mbetet shtyllë kryesore në orientimin e politikave të mbështetjes financiare të Credins Bank. Në kuadër të sezonit artistik, nën nismën #ejanëteatër, u organizua vepra dramaturgjike angleze “Shirli Valentina” e përshtatur në shqip, nën drejtimin e regjisores Driada Dervishi. Kjo është monodrama e parë për aktoren Olta Daku, e cila e solli plot emocione për publikun. Credins Bank ishte mbështetës i këtij aktiviteti. Në rajonin e Durrësit, Credins Bank operon me 6 Degë dhe 1 Agjensi dhe u shërben 29.306 klientëve.

Banka Credins