Startoi sot në Tiranë “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri duke lidhur të pasionuarit pas teknologjisë kudo në botë me ekspertë, sipërmarrës të vendeve të ndryshme të botës, themelues start-upesh të suksesshme, CEO korporatash dhe grupe të rinjsh. 47 folës me eksperienca në fusha dhe vende të ndryshme të botës, do të sjellin një atmosferë unike përgjatë 3 ditëve. 

Mbështetja që Credins bank i jep këtij aktiviteti përkon me promovimin e vazhdueshëm që ne si bankë shqiptare duam t’i japim vendit tonë, duke nxjerrë në pah të bukurën, inovacionin, potencialin që ofron, dhe vlerat që kemi si komb si mikpritja dhe bujaria shqiptare. Një vend i mrekullueshëm, me një natyrë fantastike, me mbi 300 ditë me diell, me të rinj të talentuar, pozicion gjeografik të favorshëm, kosto jetese të përballueshme dhe një jetë sociale vibrante, e kanë vënë Shqipërinë në qendër të “nomadëve digjitalë”.

Banka Credins