Credins bank mbështet Climathon Tirana 2022, një lëvizje ndërgjegjësuese dhe me impakt të madh social, një projekt inovativ që zhvillohet në Tetor, e orkestruar në 145 qytete nga 56 vende të botës në datat 28-29-30 Tetor 2022.

Climathon është një lëvizje ndërkombëtare, e bashkëthemeluar nga Bashkimi Evropian dhe orkestruar nga EIT Climate-KIC, për të angazhuar qytetet dhe qytetarët në aksionin klimatik!

Kjo lëvizje ka për qëllim mbështetjen e të rinjve inovatorë të gjelbër me fokus përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimaterike përmes zgjidhjeve që vijnë nga vetë të rinjtë. Climathon hedh themelet për projekte të prekshme me fokus përmirësimin e qendrueshëm, ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimaterike përmes zgjidhjeve që vijnë nga vetë të rinjtë. 100 të rinj do t’i bashkohen kësaj Hackathon-e për t’i dhënë zgjidhje 5 sfidave klimaterike të qytetit të Tiranës. 

Credins bank përherë e fokusuar për të mbështetur nisma që kanë të bejnë me objektivin 13 të SDG-ve “Veprime për klimën” dhe për një angazhim më të madh në linjë me objektivat e UN për iniciativa të vazhdueshme në mbështetje të komunitetit, si pjesë e strategjisë për të rritur dhe zhvilluar më tej aktivitetin tonë financiar.

Banka Credins