Atletika shqiptare do të presë këtë javë turneun ndërkombëtar të atletikës, që do të mbahet në pistën e stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’. 140 sportistë nga Armenia, Italia, San Marino, Mali i zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të garojnë më 23 maj në 8 disiplina të ndryshme. Credins Bank në kuadër të Përgjegjësisë Sociale dhe përkujdesjes ndaj komunitetit mbështet këtë aktivitet të akredituar në kalendarin sportiv të vitit 2018 të federatës evropiane të atletikës. I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe vetë presidenti i federatës Svein Arne Hansen.

Banka Credins