Credins Bank është një partnere e intitucioneve lokale, e cila vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të projekteve të ndryshme ku këtë fundvit ka zgjedhur të përkrahë Bashkinë e Pogradecit në përmirësimin e pamjes së qytetit me dekorin festiv për festat e fundvitit. Gjithashtu, banka luan një rol të rëndësishëm në iniciativat e ndërmarra në përkrahje të sistemit shëndetsor, ku një kontribut me mjaft vlerë ka qenë partneriteti me Spitalin e Beratit për mobilimin e dhomave të pacientëve duke sjellë rritje të përmirësimit të kushteve spitalore dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor.

Banka Credins