“Credins Bank DHURON” ! Iniciativë kjo, e ndërmarrë nga vetë punonjësit e 57 degëve të Credins bank për tu organizuar dhe për të dhuruar rroba për grupmosha të ndryshme dhe lodra për fëmijët në nevojë që ju dhuruan “Qendrës Kombëtare të Emergjencave”për ti shpërndarë në qendrat komunitare . Stafi u organizua vullnetarisht duke iu bashkuar thirrjes së Club FM radio në emisionin “Klubi i mëngjesit” në maratonën e ndihmave për fëmijët e paprivilegjuar të Shqipërisë. Në vijim të kësaj nisme protagonistë të dhurimit ishin edhe fëmijët e shkollës 9- vjeçare “Sabaudin Gabrani”, në qytetin e Tiranës, të cilëve ju dhuruan 75 çanta shpine. Në këtë konteks banka gjithashtu, kontriboi për Fshatin SOS dhe Sindromën Down duke blerë kartolina të ideuara dhe të punuara nga vetë fëmijët, duke treguar kështu një përkujdesje dhe një rritje të ndërgjegjësimit ndaj këtij komuniteti.

Banka Credins