• Karta Visa Classic

  • Monedha: LEKË
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 500’000 Lekë
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

Ja se si funksionon:

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Classic dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej 25’000 Lekë dhe keni rezervuar hotelin 30’000 Lekë, si dëshiron ta shlyesh detyrimin total prej 55’00 Lekë?

Nqs ju do ta rimbushni kartën e kreditit deri me datën 10 të muajit pasardhës me të gjithë detyrimin pra me 55.000 lekë, ju nuk do të paguani asnjë interes për shumën e përdorur. Nqs shumën prej 55.000 lekësh do ta ktheni pas dates 10, atëhere detyrimi juaj do ti shtohen dhe interesat e overdraftit.

Shumën prej 55.000 lekë ju mund ta depozitoni në llogarinë e kartës:

  1. Duke e rimbushur në mënyrë automatike nga një llogari tjetër që ju keni në bankë (llogari page ose llogari rrjedhëse).
  2. Duke përdorur shërbimin Credins Online, ju mund të kaloni të gjithë detyrimin.
  3. Duke e depozituar cash detyrimin në sportelet e bankës.

Siguria

Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.

Disa këshilla për Kartën tuaj:

  • Mbani PIN veças nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
  • Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Ndryshimi i PIN-it

Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas.

Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij pranë degëve Credins është 2 Euro për kartat Mastercard dhe 200 Lekë për kartat VISA.

Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës suaj:

  • Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrat: 0800 22 73 ose +355 4 2274 777.
  • Paraqituni në degën më pranë jush, raportoni vjedhjen/humbjen e kartës dhe kërkoni një kartë të re.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
  • Kontrata e Kartës.
  • Formular Aplikimi OVD


This post is also available in: en

Nuk ka asnje produkt te lidhur!

Na kontakto

Gjej Degën

Banka Credins