Karta e kreditit me akoma më shumë mundësi.

Karakteristika e produktit

Karta e Krediti Visa Classic nga Credins bank është kartë e cila ju mundëson shlyerjen e detyrimit përmes disa opsioneve. Dizenjuar, për të përmbushjen e nevojat e klientëve të cilët kanë një llogari në Credins, për shpenzime ditore apo edhe për angazhime akoma më të rëndësishme.

Çdo muaj klienti mund të zgjedhë të shlyejë detyrimin nëpërmjet e-Banking, në mënyrë automatike nga llogaria juaj ose duke u paraqitur në një nga degët e bankës më pranë jush.

Llojet e Kartave të Kreditit:

Karta Visa Classic

  • Monedha: LEKË
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 500’000 Lekë
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

 

 

Me kartën e Kreditit Visa Classic nga Credins Bank, keni mundësi të blini me këste pranë të gjithë partnerëve Credins në Shqipëri.
Kliko këtu për të parë listën e partnerëve.

Mastercard World Credit

  • Monedha: Euro
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5’000 EURO
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite
  • Monedha: USD
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5’000 USD
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

Mastercard Gold

  • Monedha: Euro
  • Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5’000 EURO
  • Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

 

Ja se si funksionon:

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Classic nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej 25’000 Lekë dhe keni rezervuar hotelin 30’000 Lekë, si dëshiron ta shlyesh detyrimin total prej 55’00 Lekë?

Nqs ju do ta rimbushni kartën e kreditit deri me datën 10 të muajit pasardhës me të gjithë detyrimin pra me 55.000 lekë, ju nuk do të paguani asnjë interes për shumën e përdorur. Nqs shumën prej 55.000 lekësh do ta ktheni pas dates 10, atëhere detyrimi juaj do ti shtohen dhe interesat e overdraftit.

 

Shumën prej 55.000 lekë ju mund ta depozitoni në llogarinë e kartës:

  1.    Duke e rimbushur në mënyrë automatike nga një llogari tjetër që ju keni në bankë (llogari page ose llogari rrjedhëse).
  2.    Duke përdorur shërbimin Credins Online, ju mund të kaloni të gjithë detyrimin.
  3.    Duke e depozituar cash detyrimin në sportelet e bankës.

Siguria

Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.

Disa këshilla për Kartën tuaj:

  • Mbani PIN veças nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
  • Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Ndryshimi i PIN-it

Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas.

Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij pranë degëve Credins është 2 Euro për kartat Mastercard dhe 300 Lekë për kartat VISA.

 

Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës suaj:

  • Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrat: 0800 22 73 ose +355 4 2274 777.
  • Paraqituni në degën më pranë jush, raportoni vjedhjen/humbjen e kartës dhe kërkoni një kartë të re.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
  • Kontrata e Kartës.
  • Formular Aplikimi OVD


Produkte te Lidhura

E-Banking

Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj!

Lexo më shumë

Kredi konsumatore

Kredia konsumatore është zgjidhja për të plotësuar nevojat tuaja…

Lexo më shumë

Llogari rrjedhese

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve...

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën