Banka Credins bank

Karakteristikat e Produktit:

Karta e Krediti Visa dhe Mastercard Business nga Credins bank janë ideuar për të përmbushjen e nevojat e klientëve të cilët kanë një llogari në Credins, për shpenzime ditore apo edhe për angazhime akoma më të rëndësishme.

Çdo muaj klienti mund të zgjedhë të shlyejë detyrimin në mënyrë automatike, nëpërmjet e-Banking, duke u paraqitur në një nga degët e bankës më pranë jush.

Llojet e Kartave të Kreditit:

  • Karta Visa Business

Monedha: LEKË
Limit Shpenzimi Ditor në POS: 1’000’000 Lekë
Limit Shpenzimi Ditor në ATM:   100’000 Lekë
Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

  • Karta Mastercard Credit

Monedha: EURO
Limit Shpenzimi Ditor në POS: 5000 Euro
Limit Shpenzimi Ditor në ATM: 500 Euro
Vlefshmëria e kartës: 5 Vite

Siguria

Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.
Disa këshilla për Kartën tuaj:
• Mbani PIN veças nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
• Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Ndryshimi i PIN-it

Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas.
Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij pranë degëve Credins është 2 Euro për kartat Mastercard dhe 200 Lekë për kartat VISA.

Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës suaj:

• Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrat: 0800 22 73 ose +355 4 2274 777.
• Paraqituni në degën më pranë jush, raportoni vjedhjen/humbjen e kartës dhe kërkoni një kartë të re.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

– Kartë Identiteti
– Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
– Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
– Kontrata e Kartës.
– Formular Aplikimi OVD


Credins Online

Aksesoni llogarinë 24/7 nga celulari apo kompjuteri juaj! Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank.

Lexo më shumë Read More

Kredi Konsumatore

Kredia konsumatore është zgjidhja për të plotësuar nevojat tuaja personale si udhëtime, blerje paisjesh shtëpiake, mbulim shpenzimesh mjekësore, pagesa tarifash shkollore

Lexo më shumë Read More

Llogari Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vëndase ose të huaj

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

Gjej Degën