Credins bank, është një nga bankat më të mëdha në treg me një shtrirje kapilare me degë në të gjithë vendin që i siguron asaj partneritetin me shumë institucione qëndrore dhe lokale për të ofruar shërbimet bankare:

1 – Llogari për Projekte:

Për të gjitha Ministritë, Bashkitë apo Institucionet Ndërkombëtare që në kuadër të punës së tyre kanë nevojë të hapin llogari të dedikuara për Projekte Kombëtare apo Ndërkombëtare, Credins bank ofron lehtësi dhe efiçencë në hapjen, mirëmbajtjen, raportimin e tyre sipas standarteve dhe afatave të përcaktuara në kontratë. Eksperienca në sistemin bankar, njohja e tregut dhe ekspertiza e stafit, na japin avantazhin që mund të propozojmë zgjidhje optimale.

2- Sistem Raportimi:

Credins bank ka bashkëpunuar me shumë institucione të rëndësishme në vend, përfshirë Buxhetin e Shtetit, Bankën Botërore, BERZH, etj dhe në kuadër të këtyre bashkëpunimeve ka ndërtuar sisteme raportimi për t’ju përgjigjur formateve dhe nevojave të secilit institucion. Këto raportime kanë qenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, në afate kohore të përshtatura për nevojat e instiutcioneve.

3- Portali E-Albania:

Credins bank ka qenë një nga bankat nismëtare për të mundësuar pagesat përmes portalit E-Albania. Të gjithë institucionet që duan të lehtësojnë pagesat për qytetarët duke ofruar mundësinë e pagesave online, mund të na kontaktojnë për një zgjidhje të personalizuar, të shpejtë dhe efektive

Na kontakto

Gjej Degën