Në Credins ju mund të dërgoni dhe të merrni para në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, në monedhë vendase apo të huaj. Nëse jeni duke realizuar një transfertë, ju mund të shkarkoni formularin dhe ta plotësoni paraprakisht, i cili më pas duhet të dorëzohet në një nga degët më të afërta të Credins Bank bashkë me dokumentacionin shoqërues. Përfitoni nga Credins Online, për të paguar në çdo vend, dhe në cdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.
Në kategorinë pagesa janë të klasifikuara :
- Pagesa për Energjinë
- Pagesa për Ujin
- Pagesa për Telefonin
- Pagesa për Gjobat
- Pagesa për Thesarin
- Pagesa për Doganat
- Pagese për Pensionin Vullnetar
- Pagesa për Universitetet, e shumë të tjera
Plotëso formularin e dedikuar duke shënuar me kujdes detajet e faturës për shërbimin për të cilin kryeni pagesën. Përfitoni nga Credins Online, për të paguar në cdo vend, dhe në cdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.
Transfertat në Credins janë të grupuara në 4 kategori :
- Transfertë midis llogarive personale
- Transfertë për një përfitues brenda Banke
- Transfertë për një përfitues brenda Shqipërisë në një Bankë tjetër
- Transfertë me jashtë
Të dhënat për të kryer një transfertë në Shqipëri:
- Përfituesin
- llogarinë IBAN që identifikon cdo përfitues brenda vendit është i detyrueshëm
- Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit
Të dhënat për të kryer një transfertë në EVROPË (SEPA):
- Përfituesin
- Llogarinë IBAN që identifikon çdo përfitues në Evropë dhe është i detyrueshëm
- Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit
Të dhënat për të kryer një transfertë në vendet e tjera:
- Përfituesin
- Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit
- Llogarinë
Për të marrë një transfertë është e nevojshme që ti përcillni palës dërguese:
- Kodin BIC/SWIFT të bankës suaj (për Credins – kodi SWIFT është CDISALTR)
- Kodin IBAN të llogarisë ku do të kreditohet transferta.
Bankat Korrespondente:
No. | Bank Name | Swift Code | ADDRESS |
---|---|---|---|
1 | Raiffeisen Bank International AG, Vienna | RZBA AT WW | Vienna, AUSTRIA |
2 | Zürcher Kantonalbank, Zürich | ZKBK CH ZZ | Zürich, SWITZERLAND |
3 | Intesa Sanpaolo SpA, Milan | BCIT IT MM | “Milano, ITALY” |
4 | UniCredit Bank Austria AG, Vienna | BKAU AT WW | Vienna, AUSTRIA |
5 | ABN Amro bank NL, Amsterdam | ABNA NL 2A | Amsterdam, The NETHERLANDS |
6 | Bayerische Landesbank, Munich | BYLA DE MM | Munich, GERMANY |
Na kontakto
[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]