Ne Credins ju mund të dërgoni dhe të merrni para në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, në monedhë vendase apo të huaj.

Nëse jeni duke realizuar një transfertë, ju mund të shkarkoni formularin dhe ta plotësoni paraprakisht, i cili më pas duhet të dorëzohet në një nga degët më të afërta të Credins Bank bashkë me dokumentacionin shoqërues.

Përfitoni nga Credins Online, për të paguar në çdo vend, dhe në cdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Transfertat në Credins janë të grupuara në 4 kategori :

  • Transfertë midis llogarive personale
  • Transfertë për një përfitues brenda Banke
  • Transfertë për një përfitues brenda Shqipërisë në një Bankë tjeter
  • Transfertë me jashtë

Të dhënat për të kryer një transfertë në Shqipëri:

  • Përfituesin
  • Llogarinë IBAN që identifikon çdo përfitues brenda vendit është i detyrueshëm
  • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të dhënat për të kryer një transfertë në EVROPË (SEPA):

  • Përfituesin
  • Llogarinë IBAN që identifikon çdo përfitues në Evropë dhe është i detyrueshëm
  • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të dhënat për të kryer një transfertë në vendet e tjera:

  1. Përfituesin
  2. Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit
  3. Llogarinë

Për të marrë një transfertë është e nevojshme që ti përcillni palës dërguese:

  • Kodin  BIC/SWIFT të bankës suaj  (për Credins  – kodi SWIFT është CDISALTR)
  • Kodin IBAN të llogarisë ku do të kreditohet transferta.

Bankat Korrespondente:

No.Bank NameSwift CodeADDRESS
1Raiffeisen Bank International AG, ViennaRZBA AT WWVienna, AUSTRIA
2Zürcher Kantonalbank, ZürichZKBK CH ZZZürich, SWITZERLAND
3Intesa Sanpaolo SpA, MilanBCIT IT MM“Milano, ITALY”
3Intesa Sanpaolo SpA, MilanBCIT IT MM“Milano, ITALY”
4UniCredit Bank Austria AG, ViennaBKAU AT WWVienna, AUSTRIA
5ABN Amro bank NL, AmsterdamABNA NL 2AAmsterdam, The NETHERLANDS
6Bayerische Landesbank, MunichBYLA DE MMMunich, GERMANY

This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.

Lexo më shumë

Këmbim Valutor

Shpejtësi, Dinamizëm, Transparencë. Tregto me profesionistë të tregut FOREX. Linjë direkt

Lexo më shumë

Credins Online

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank. Versioni i ri i Credins Online ofron një eksperiencë

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën