Banka Credins Sha vjen ne ndihme te klienteve te saj me operacionet e instrumentave te Financave Tregtare. Eksperienca dhe ekspertiza e stafit tone ne keto transaksione, si edhe rrjeti i Bankave korrespondente te mirenjohura ne Europe, me te cilat Banka jone bashkepunon, na ben te jemi shume prane klienteve tane, duke minimizuar risqet qe shoqerojne tregtine nderkombetare, dhe duke arritur partneret kudo ata jane. Stafi yne i specializuar, ofron konsulence dhe Draft-imin e Leter Kredive dhe Garancive Bankare, bazuar ne Rregullat Uniforme Nderkombetare te funksionimit te ketyre instrumentave. Teksti i tyre eshte i personalizuar sipas biznesit Tuaj dhe kushteve te rena dakort ne Kontraten me partneret Tuaj. Po ashtu, nje rendesi e vecante i jepet trajtimit te dokumentave te Leter-Kredise dhe te Garancive Bankare, konform Rregullave te funksionimit dhe kushteve te vendosura ne keto instrumenta. Banka Credins Sha ofron celjen e Leter Kredive, Garancive Bankare dhe operimin me ‘Dokumenta per Arketim (Collection/Inkaso) edhe me ane te financimit/mbeshtetjejes me fondet e Bankes, perkundrejt analizave dhe miratimeve perkatese, nese Klienti eshte ne pamundesi te vendosjes se fondeve te tij ne dispozicion.

Leter-Kredia

Cfare eshte L/C: Leter Kredia (L/C) apo Kredia Dokumentare, eshte nje instrument pagese. Eshte nje nga format me te moderuara dhe te sigurta te pagesave, qe perdoret gjeresisht ne tregetine nderkombetare. Leter Kredia, si insturment pagese, perfaqeson angazhimin bankar te Bankes se Aplikantit, per te paguar Perfituesin, nepermjet Bankes se tij, perkundrejt prezantimit ne Banke te dokumentave, te shitjes se mallit/sherbimit, te cilat duhet te jene ne perputhje me kushtet e vendosura ne L/C. Ne varesi te pozicionimit te Klientit te Bankes sone, ne marredhenien e tyre te biznesit, L/C mund te jene:

  • L/C Importi – klienti yne eshte Bleresi i mallit/sherbimit, ne kete rast L/C do te celet nga Banka jone dhe Klienti do te jete Aplikanti i L/C;
  • L/C Eksporti – klienti yne eshte Shitesi i mallit/sherbimit, ne kete rast L/C do te celet nga Banka e Bleresit dhe do te njoftohet nga Banka jone ne favor te Klientit tone, i cili ne kete rast do te jete Perfituesi i L/C.

Ceshtjet kryesore te Funskionimit te L/C

  • L/C funksionon dhe eshte subjekt i Rregullave Uniforme dhe Praktikave per Kredite Dokumentare (UCPDC Publikimi i ICC Nr. 600, Reviziomimi ‘2007).
  • L/C celet dhe i ben reference marreveshjes midis paleve por ne cdo rast nuk eshte e lidhur me transaksionin e mallit/sherbimit.

Avantazhet e L/C

L/C gjen perdorim ne tregetine nderkombetare, pasi ofron siguri dhe avantazhe per palet e perfshira ne marreveshje, duke ofruar minimizimin e risqve qe shoqerojne tregtimin e mallrave/sherbimeve, ne distanca dhe vende te ndryshme:

  • Shitesi (Perfituesi i L/C) nis prodhimin/levrimin e mallit/sherbimit, me marrjen dhe pranimin e L/C ne favor te tij, duke u siguruar per pagesen qe do kryeje Banka e Bleresit – Aplikantit te L/C, perkundrejt plotesimit dhe paraqitjes se dokumentave te kerkuara na perputhje me kushtet e L/C.
  • Bleresi (Aplikanti i L/C), po ashtu eshte i sigurt se, pagesa do te kryhet nga Banka vetem nese Shitesi (Perfituesi i L/C) prezanton ne Banke, setin e dokumenteve te kerkuara dhe nese ato jane ne perputhje me kushtet e L/C.

Garancia Bankare

Cfare eshte Garancia Bankare: Garancia Bankare eshte nje angazhim i pakthyeshem me shkrim i Bankes leshuese (Garantori), i leshuar ne emer te Aplikantit dhe ne favorin e pales Perfituese, per te kryer pagesen deri ne shumen e specifikuar ne garanci ne favorin e Perfituesit, perkundrejt marrjes se nje kerkese te rregullt per pagese, nga Perfituesi, ne rastin e mospermbushjes nga ana e Aplikantit te detyrimit qe eshte objekt i kesaj garancie. Llojet kryesore te Garancive Bankare qe mund te leshohen jane si me poshte:

  • Garanci Oferte – leshohet per pjesemarrje ne tender;
  • Garanci Kontrate/Performance – leshohet per te garantuar permbushjen e detyrimeve kontraktuale/performances;
  • Garanci per pagese paraprake (Parapagimi) – leshohet per te garantuar perdorimin e shumes se parapaguar ne perputhje me kontraten;
  • Garanci Pagese – leshohet per te garantuar pagesen e mallrave dhe sherbimeve ne favor te perfituesit;
  • Garanci per Linje Kredie – leshohet per te garantuar permbushjen e shlyerjes se pageses se Linjes se Kredise akorduar nje klienti.
  • Etj..
  • Stand By Letter Of Credit (Leter Kredia Stand By) : eshte nje lloj i vecante Garancie Bankare, e cila permbush te njetat qellime sikurse Garancia. Ne ndryshim nga garancite Leter Kredite ‘Stand By’, mbeshteten zakonisht ne ‘Rregullat e Nderkomebtare te Standby (ISP98 International Standby Practices 98).

Ceshtjet kryesore te Funskionimit te Garancise Bankare

  • Garancia Bankare funksionon dhe eshte subjekt i Rregullores Standarte te Garancive Bankare (URDG), Nr.758, Botimi ‘ICC’ viti 2010.
  • Garancia bankare eshte e pavaruar nga marredhenia kontraktuale midis paleve dhe behet e pagueshme perkundrejt paraqitjes se reklamimit per pagese konform kushteve te vendosur ne garanci.

Avantazhet e Garancise Bankare

Garancia Bankare ofron siguri per plotesimin e kushteve te kontrates per te cilat Garancia Bankare leshohet.

  • Garancia Bankare mbulon riskun e mos-shlyerjes ne kohe, te detyrimeve Kontraktuale te Aplikantit ndaj Perfituesit te garancise.
  • Me leshimin e Garancise ajo merr dhe mbart fuqi ligjore.

Dokumente per Arketim – ‘Documentary Collaction’ ose ‘Incaso’

Cfare eshte Incaso: Dokumentat per Arketim – ‘Documentary Collection’ ose ‘Inkaso’, eshte nje instrument pagese, sipas te ciles, nje Banke arketon pagesen ne emer te Shitesit/Eksportuesit perkundrejt dorezimit te dokumentave te mallit tek Bleresi/Importuesi, sipas kushteve te percaktuara ne dergesen e dokumentave, nga Banka e tij. Ky instrument eshte i pershtatshem kur midis Eksportuesit dhe Importuesit ekziston nje marredhenie e qendrueshme dhe e besueshme biznesi, kur Eksportuesi nuk ka dyshime ne aftesine paguese te Importuesit dhe Importuesi ka besimin te Eksportuesi.

Ceshtjet kryesore te Funskionimit te Incasos (Dokumentave per Arketim)

  • Dokumentat per Arketim – Documentary Collection ose Inkaso, funksionon dhe eshte subjekt i Rregullave Uniforme Nderkombetare: URC 522 – Uniform Rules for Collections, publikuar nga Dhoma e Tregetise Nderkombetare – ICC, Paris, France.
  • Bankat ndermjetesojne vetem permbushjen e instruksioneve per pagese, perkundrejt dorezimit te dokumentave te prezantuara.
  • Menyrat e pageses jane si me poshte:

  • D/P (Delivery against Paymet) – Dorezim i dokumenteve kundrejt Pageses se menjehershme nga Importuesi;
  • D/A (Delivery against Acceptance) – Dorezim i dokumenteve kundrejt Pranimit, te tij, per te kryer pagesen ne nje date te mevonshme.

Avantazhet

Kjo forme pagesash eshte me e pershtatshme ne rastet e meposhme:

  • Kur ndermjet Eksportuesit dhe Importuesit ekziston nje marredhenie e qendrueshme dhe kur Eksportuesi nuk ka dyshime ne aftesine paguese te Importuesit;
  • Nese situata politike, ekonomike ne vendin e Importuesit konsiderohet e qendrueshme dhe nese nuk ka kufizime per importe.
  • Procedura me te lehtesuara dhe kosto me te uleta, Bankat, nuk ka obligim paraprak per te paguar.

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins