Cfarë janë Letër Kreditë:

Letër kreditë janë instrumenta pagese, që e ndihmojnë klientin në transaksionet e tregëtisë ndërkombëtare. Nevoja për këto instrumenta vjen si pasojë e nevojës për siguri të të dy palëve, asaj eksportuese dhe asaj importuese.

Letër Kreditë e Importit lëshohen kur klientët blejnë (importojnë) mallra ose shërbime nga partnerët e tyre.
Letër Kreditë e Eksportit Në rastet kur klientët shesin (eksportojnë) mallra ose shërbime ne sugjerojmë që pagesa nga blerësit në favorin e tyre të kryhet përmes një Letër Kredie. Në këtë rast banka merr Letër Kredinë e lëshuar në favorin e klientit të saj me mesazh Swift-i ose me Letër, nga banka e blerësit (banka lëshuese).
Letër Kreditë janë subjekt i Rregullave Standarte dhe Praktikës për Kreditë Dokumentare (Publikimi i ICC nr.600)

CREDINS bank

CREDINS bank ofron siguri për transaksionet tuaja tregtare në nivel ndërkombëtar me anën e një sërë produktesh të Letër Kredive. Ajo garanton që pagesa për një mall / shërbim të caktuar do kryhet në Bankën e palës tjetër Kontraktore vetëm nëse dokumentacioni shoqërues i mallit është konform standarteve të rëna dakord midis palëve.

Avantazhet:

Letër Kredia ofron avantazhe për blerësin dhe për shitësin ( importuesin dhe eksportuesin. )

  • Blerësi (Importuesi) sigurohet se pagesa për vlerën e mallit ose shërbimit do të kryhet vetëm pasi Shitësi (Eksportuesi) të prezantojë në bankë setin e dokumenteve në përputhje me kushtet e vendosura në Letër Kredi.
  • Shitësi (Eksportuesi) nuk ka nevojë të investigojë lidhur me aftësinë paguese të Blerësit (Importuesit) duke qënë se risku që lidhet me kryerjen e pagesës në këtë transaksion është transferuar nga Blerësi tek Banka Lëshuese / Banka Konfirmuese.
  • Shitësi (Eksportuesi) do të levrojë mallin ose do të kryej shërbimin vetëm pasi të ketë marrë dhe pranuar Letër Kredinë e lëshuar në favorin e tij, në përputhje me kushtet e rëna dakort mes palëve dhe të specifikuara në Marrëveshjen Tregtare të lidhur me Blerësin (Importuesin).

Cfarë është Garancia Bankare:

Partnerët tuaj të biznesit, autoritetet qeveritare, entet publike, shpeshherë kërkojnë garanci për sigurime ofertash, realizim kontratash, pagesash paradhenie, sigurimin e pagesës e më tepër. CREDINS bank merr përsipër përgjegjësi ndaj palëve të treta duke garantuar për ju me fondet e vetë bankës. Vetë biznesi juaj, me rezultatet e mira financiare dhe marrëdheniet afatgjatë të bashkëpunimit me Bankën, përbën kolateralin më të mirë për ju.

Garancitë Bankare janë subjekt i Rregullores Standarte të Garancive Bankare (URDG), Botimi ICC Nr. 758 i cili zëvendësoi rregulloren e mëparshme URDG Nr. 458. Megjithatë URDG NR.458 nuk përjashtohet nga përdorimi nëse palët e përfshira, aplikanti dhe përfituesi,bien dakort për përdorimin e saj.

Kujt i drejtohet:

Të gjitha ato subjekte fizike ose juridike të cilave gjatë marrëdhënieve me të tretët u lind nevoja e celjes së një garancie për vazhdimësinë e marrëdhënieve. Të gjitha ato subjekte fizike ose juridike të cilët formojnë një bashkim operatorësh për pjesëmarrje në Prokurim publik / Privat të cilët gjatë marrëdhënieve me të tretë u lind nevoja e celjes së një garancie për vazhdimësine e marrëdhënieve. Të gjithë individëve të cilët kanë nevojë për celjen e një garancie me përfitues një pale të tretë.

Avantazhet:

  • Garancia Bankare është një instrument i cili shërben si siguri për përfituesin se ai do të kompensohet për dëmin e pësuar nëse paraqet në bankë një kërkesë të rregullt për pagesë.
  • Garancia i krijon mundësi blerësit të sigurojë terma më të favorshem kreditimi.

Garanci brenda vendit:

Të gjitha garancitë të cilat do të kenë si objekt garantimin e kontratave të nënshkruara brenda Republikës së Shqipërisë dhe si përfitues subjekte private apo shtetërore me aktivitet të regjistruar në Republiken e Shqipërisë do të quhen garanci brenda vendit.

  • Garanci për pjesëmarrje në tendera.
  • Garanci për realizim kontratë.
  • Garanci për pagesa paradhënie.
  • Garanci për magazina doganore.

Garanci jashtë vendit:

Garancia Bankare për jashtë apo obligimi për pagesë është një formë obligimi dokumentar i Bankës së Aplikantit për të paguar një shumë të rënë dakort (sipas fature-proformes/faturës/kontratës së nënshkruar midis shitësit dhe blerësit) në rast se aplikanti nuk plotëson detyrimin kontraktual. Garancitë bankare pra konsistojnë në obligimin bankar të Bankës së Aplikantit për të paguar një shumë të caktuar, bankës së Përfituesit, në rast të mosplotësimit të detyrimit për pagesë nga ana e Aplikantit.

  • Garanci për sigurim kontrate
  • Garanci ofertë (BID-BOND);
  • Garanci kontratë (Performance Bond);
  • Garanci për parapagim (Advance Payment Guarantee);
  • Garanci Pagesë (në rast të mos-shlyerjes në kohë të pagesës në bazë të detyrimit kontraktual);
  • Garanci për pjesën e Garancisë se Mallit / Shërbimit (Warranty Gurarantee).

Kërkon më shumë informacion?

Të presim në degë

Ky është një mesazh më qëllime promocionale

This post is also available in: en

Na kontakto

Gjej Degën