Kujt i drejtohet:

Ky tip financimi është konceptuar për të përmbushur nevojat e korporatave për cdo cikël të zhvillimit të tyre. Financimi për korporatat dhe biznesin e madh menaxhohet me profesionalizëm të vecantë nga  drejtues dhe specialistë që kanë njohje të thellë për funksionimin dhe menaxhimin e korporatave.  

Bizneset e mëdha/korporatë do të financohen për të përmbushur nevojat e tyre për aktive qarkulluese ose për investime.

Financim për mjete qarkulluese:

Kredia për mjete qarkulluese duhet të financojë blerje inventari, pagesa furnitorësh, pagesa taksash shtetërore si dhe pagesa të tjera afatshkurtra ndaj të tretëve. Ky lloj produkti mund të ofrohet në tre forma:

Overdaft /Paradhënie bankare

Karakteristikat kryesore Kjo lehtësi kredituese i jep të drejtën klientit të ketë një balancë negative në llogarinë e tij rrjedhëse. Klienti mund ti përdorë fondet për të mbuluar shpenzimet operative si dhe detyrimet afatshkurtër. Përdorimi i shumës së disbursuar dhe ripagimi i financimit direkt në llogarinë rrjedhëse duke mundësuar ripërdorimin e shumës së ripaguar përgjatë gjithë vlefshmërisë së linjës e kthen Overdraftin në një linjë financimi shumë fleksibël, e shpejtë dhe e rinovueshme. Interesi :kalkulohet mbi bazë ditore mbi shumën e përdorur Monedha :sipas nevoja të klientit dhe në përputhje me llogarinë rrjedhëse Kohëzgjatja:Disa ditore deri në një vit

Kredi revolving (Linjë kredie)

Karakteristikat kryesore   Afati maksimal  maturimit :12 muaj Monedha: sipas nevojave të klientit Limiti: I rinovueshëm Qëllimi: Liri në përdorim deri në limitin e përcaktuar; Shlyerja:Fleksibël , jo  sipas një plani fiks; Interesi: Përllogaritet në bazë ditore mbi shumën e përdorur dhe paguhet cdo tre muaj nga data e disbursimit të parë sipas një plani të përcaktuar më parë.  

Kredi Afatshkurtër

– Karakteristikat Kryesore   Afati maksimal i maturimit: 36 muaj Shuma: Në varësi të aftësisë paguese dhe performancës financiare Shlyerja:  Sipas planit të amortizimit, ndryshe nga kredia e parë.

Kredi për investime dhe financime në aktive fikse:

Kjo kredi do të përdoret nga klienti për të financuar zgjerimin apo zhvillimin e biznesit apo korporatës përmes investimit në asete të qëndrueshme si ambiente, ndërtesa, pajisje . Këto investime në përgjithësi kontribuojnë në konsolidimin e biznesit,  zhvillimin  dhe qëndrueshmërinë e tij .  

  • Afati maksimal: 180 muaj
  • Disbursimi:I menjëhershëm ose  me transhe sipas planit të investimit;
  • Shlyerja:Sipas një plani të përcaktuar amortizimi;
  • Mundësi grace për principalin: Deri në 18 muaj.

Kredi me kushte të tjera

Biznesi i madh/korporatë mund të kreditohet edhe sipas kushteve të tjera në kuadër të bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare  financiare, si IFC , EBRD, Cooperazione Italiana, BE etj ose nëpërmjet Leasing sipas përcaktimeve të kushteve të bankës.

Financimi me Limit “Incaso”

Grupi i klientëve të cilët mund të aplikojnë për limit incaso duhet të plotesojnë kriteret e mëposhtme:

  • Klienti duhet të ketë eksperiencë 3-vjecare pozitive me Bankën;
  • Klienti ka marrëdhënie të paktën 1-vjecare pozitive bashkëpunimi me eskportuesin;
  • Klienti paraqet situatë të mirë financiare të vërtetuar nëpermjet pasqyrave financiare;
  • Klienti qarkullon të paktën 70% të aktivitetit të tij nëpërmjet Bankes Credins.

Produkte te Lidhura

Kartë Debiti Biznes

Ky shërbim iu jep mundesinë të terhiqni të ardhurat tuaja në çdo ATM Credins. Karta e

Lexo më shumë

Shërbimi POS

Ky shërbim u jep bizneseve mundësinë për të pranuar pagesat nëpërmjet POS

Lexo më shumë

Kursi i Këmbimit

Kurse preferenciale. Pa Komisione Shtesë. Përfitoni nga luhatshmëria e tregut valutor botëror. Mundësi veprimi në të

Lexo më shumë

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins