Fondi Investimeve Credins Premium

Në Credins bank ju japim mundësi për të investuar në Fondin e Investimit Credins Premium, duke ju ofruar zgjidhje per investimet tuaja. Investimi në Credins Premium, mes të tjerash ju sjell edhe përfitime fiskale. Nuk është e nevojshme të keni shuma të mëdha parash, mjaftojnë edhe shuma të vogla për ti investuar në mënyrë periodike në këtë fond.

Avantazhe dhe Karakteristika

Fondi ka profil risku te ulët pasi investohet në tituj të Shtetit Shqiptar.
Likuiditet i lartë: mundësia e tërheqjes në çdo kohë brenda 7 ditëve pa penalitet dhe pa humbur interesin.
Normë më e lartë kthimi krahasuar me depozitat.
Mundësi diversifikimi të investimeve.
Menaxhim profesional i investimeve.
Mund të investohet me shumë të menjëhershme ose me plan investimi periodik, ku shuma minimale e investimit është vetëm 2,000 Lekë.
Fondi është shumë transparent: Në çdo moment mund të aksesoni llogarinë tuaj Online.

Si funksionon?

Investimi në mënyrë periodike do të thotë blerje kuotash sa herë që shtoni kapitalin tuaj. Nëse çmimi i kuotave në fondin e investimi ulet, ju do të blini më shumë kuota me të njëjtën shumë. Nëse çmimi i kuotave të fondin të investimi rritet, ju do të blini më pak kuota me të njëjtën shumë. Investimet periodike mund të modifikohen në vlerë (duke u rritur ose ulur) ose mund të pezullohen pa asnjë kosto shtesë.

This post is also available in: en

Na kontakto

Gjej Degën