Me mbështetjen e Fondit Europian të Investimeve, Credins Bank, vjen me produktin: Kredia “Mbulim me garanci COSME” , e cili i jep mundësinë e kreditimit edhe bizneseve të cilat nuk plotësojnë kushtet e mjaftueshmërisë së kolateralit sipas procedurave kredituese të Bankës.

Si funksionon?

Klienti paraqet pranë bankës kërkesën për financim. Bazuar në situatën financiare të tij, shumës së kërkuar dhe kolateralit të disponueshëm, në rast pa mjaftueshmërie kolaterali, banka i ofron mundësine e financimit të kredisë nëpërmjet produktit “Kredia me mbulim garancie nga COSME”.

Karakteristikat e produktit

  • Segmenti: Biznes i Vogël, i Mesëm dhe Agro
  • Shuma e financimit: 10.000 -400.000 Euro / 1.200.000 deri në 50.000.000 Lekë
  • Monedha: EUR, ALL
  • Maturiteti: 12 – 120 Muaj
  • Mbulimi: Max 50% e vlerës së kredisë mbulohet nga fondi garancisë COSME
  • Objekti i kredisë: Investime në Aktive Fikse, Kapital Qarkullues
    *Përjashtohen rastet e blerjeve dhe ndërtimit të pasurive të paluajtshme

Ky financim është bërë i mundur nëpërmjet mbështetjes së garancisë së BE-së për Financimin e Borxhit me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadrin e Fondit për Garantimin e Huave të krijuar sipas Rregullores (EU) Nr. 1287/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për krijimin e një Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (COSME) (2014-2020)

Lista e kritereve që përjashtojnë klientët për të qënë të pranueshëm në Projektin COSME
*Nëse klienti plotëson njërin prej kushteve nuk mund të financohet në kuadër të projektit COSME

Kriteret qe duhet te plotesoj klienti
(Kriteret e Pranueshmërisë së Përfituesit Përfundimtar)
Është një biznes Mikro,Agro,ME, SE;
Nuk u nënshtrohet procedurave të falimentimit kolektiv dhe nuk përmbush kriteret sipas ligjit vendas për t’u vendosur në procedurat kolektive të falimentimit me kërkesë të kreditorëve të vet
Nuk ka një përqendrim thelbësor në një ose më shumë Sektorë të Kufizuar (përcaktimi i të cilëve do të bëhen nga Banka në bazë të diskrecionit të saj, pa kufizim, mbi rëndësinë proporcionale të sektorit mbi të ardhurat, qarkullimin ose bazën e Kredimarresve);(aneks1 Lista e sektoreve te kufizuar/ndaluar)
Nuk është në mospërmbushje ose vonesë në lidhje me ndonjë kredi tjetër ose qira financiar qoftë të dhënë nga Banka Credins apo nga një institucion tjetër financiar, ne baze te kontrolleve te bera sipas procedurave dhe termave te kredhenies se bankes.
Nuk është themeluar në një Juridiksion Jo Bashkëpunues;(lista e shteteve bashkelidhur skedes/aneksi 2). Për cdo biznes kredikërkues që është themeluar në një vend jashtë Shqipërisë, ky kriter,do te konfirmohet nga përfaqësuesit e COMSE rast pas rasti.
Është themeluar dhe vepron në një Vend Pjesëmarrës ose në një OCT të lidhur me Shtetin Anëtar, nëse është e aplikueshme, në të cilin është themeluar Banka; (lista e shteteve bashkelidhur skedes/aneksi 3)
dhe
Nuk kryen veprimtari të paligjshme sipas legjislacionit Shqiptar ose vendit ku është themeluar kredimarresi (duke përfshirë legjislacionin kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj Shtesë)
Shoqëria kredikërkuese dhe shoqëritë e lidhura me të sebashku nuk duhet të kenë një numër më të lartë se 250 punonjës, xhiro jo më shumë se 50 mln euro si dhe total asete jo më të lartë se 43 mln euro
Kriteret e qëllimit të financimit (Kriteret e Pranueshmërisë së Transaksionit të Përfituesit Përfundimtar) Është nje kredi e re e kredimarresit ne Banken Credins (rifinancimi i një kredie ekzistues para datës së maturimit saj nuk do të jetë i pranueshëm);
Për kredi:

  • 10 000 euro deri në 150 000 euro duhet të plotësohen kriteret e mësiperme
  • 150 001 euro deri në 400 000 euro (apo për shuma mbi 18.600.000 lekë) duhet të plotësohen kriteret e mësiperme si dhe duhet të mos permbushë asnjë nga kriteret e specifikuara në formularin “Lista e kritereve që përjashtojnë klientët për të qënë të pranueshëm në Projektin COSME”

This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Karta e Kreditit per Biznese

Kartat e Kreditit nga Credins bank janë kartat të cilat ju mundëson shlyerjen e

Lexo më shumë

Credins Online

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët...

Lexo më shumë

Karta e Debitit Per Biznese

Me Mastercard nga Credins Bank paguani përmes teknologjisë Contactless...

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën