Çfarë është Kredia Mikro:
Kredi Mikro konsiderohet çdo financim i dhënë ndaj një aktiviteti fitimprurës që gjeneron të ardhura nga biznesi apo investon në këtë bisnes dhe që kanë një nivel xhiro vjetore të deklaruar jo më tepër se 28.000.000 Lekë.

Kujt i drejtohet:
Çdo aktiviteti fitimprures që gjeneron të ardhura nga biznesi apo investon në këtë bisnes. Kufiri maksimal i ekspozimit të klienteve Mikro nuk mund të tejkalojë shumën 14.000.000 Lekë ose ekuivalenti në valutë të huaj. Klientët individë të cilët i sigurojnë të ardhurat e tyre nga biznesi, klasifikohen në këtë kategori financimi nëse aplikojnë për Kredi Konsumatore.

Financimet për Segmentin Mikro:

– Kredi për mjete qarkulluese.
Kredia për mjete qarkulluese duhet të financojë blerje inventari, pagesa furnitorësh, pagesa taksash shtetërore si dhe pagesa të tjera afatshkurtra ndaj të tretëve.

– Overdaft/ Linjë.
Kjo lehtësi kredituese i jep të drejtën klientit të ketë një balancë negative në llogarinë e tij rrjedhëse. Kushtet kryesore janë si më poshtë:
● Afati maksimal i përdorimit të kësaj kredie është 12 muaj
● Liri e plotë përdorimi të limitit brenda afatit të caktuar;
● Jo kthim me plan fiks;
● Interesi llogaritet në bazë ditore mbi tepricën negative të llogarisë dhe paguhet një herë në tre muaj kalendarike.

– Kredi Afatshkurtër/Afatmesme
Ndryshe nga kredia e parë, shlyerja e kësaj kredie bëhet në bazë të një plani të përcaktuar shlyerjeje.

– Kredi për investime dhe financime në aktive fikse.
Kjo kredi do të përdoret nga klienti për të financuar blerje ambjentesh biznesi, investime në ambjentet ekzistuese të biznesit, investimet në makineri dhe pajisje si dhe blerje marke ose patente, blerje pjesëmarrje financiare në kompani të tjera apo shlyerje detyrimi ndaj të tretëve për këtë qëllim.

Financimi për Individë me të ardhura nga Biznesi Mikro

Për individë të cilët e kanë burimin e të ardhurave nga bizneset Mikro financimet klasifikohen:

– Kredi për Investime.
Kjo kredi përfitohet kur klienti individ me të ardhura nga biznesi mikro, investon për të zotëruar aksione të një shoqerië tjetër, ose investime të tjera apo shlyerje detyrimi ndaj të treteve për këtë qëllim. Nuk do të lejohet financimi për zotërim aksionesh në një shoqëri tjetër nëse individi i cili po merr financim nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në menaxhimin e shoqërisë nga e cila po blen aksione.

– Kredi për blerje/ndërtim banese (housing).
Në këte rast Banka financon vlerën e plotë ose të pjesshme të blerjes, ndërtimit të një pasurie të paluajtshme residenciale (shtëpi, apartament ose truall ku do ndërtohet një godinë banimi)”, apo shlyerjen e detyrimit ndaj të tretëve për këtë qëllim

– Kredi konsumatore.
Janë kreditë me destinacion përdorim përsonal, familjar apo shtëpiake ku përfshihen financimet për;

– Kredi Individuale me hipotekë
Kreditë për përdorim personal, e cila ndryshe nga kredia konsumatore, paverësisht qëllimit, garantohen me hipotekë, për të financuar sa më poshtë:
– Overdraft.
– Do të përfitohet nga Individe Mikro për financime të Kartave të Kreditit
– Në rast se individi mikro është edhe i punësuar pranë një subjekti më të cilin Banka ka lidhur marrëveshje mund të përfitojë OVD page/ overdraft Karte Krediti me të njëjtat kushte si Individet pagatore.

Produkte te Lidhura

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj në Credins Bank, ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare dhe të aksesoni të gjitha shërbimet bankare.

Lexo më shumë

Credins Online

Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank. Versioni i ri i Credins Online ofron një eksperiencë

Lexo më shumë

Kartat e kreditit

Kartat e Kreditit nga Credins bank janë kartat të cilat ju mundëson shlyerjen e detyrimit përmes disa opsioneve. Dizenjuar, për të përmbushjen e nevojat e klientëve

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën