Blerje me POS:

Ky shërbim u jep bizneseve mundësinë për të pranuar pagesat nëpërmjet POS (Point of Sale). Klientët mund të blejnë produkte/shërbime duke kryer pagesën me kartë . Pagesat transferohen automatikisht nga karta e klientit në llogarinë e biznesit pranë Bankës.

Të gjitha bizneseve që do të pajisen me shërbimin POS  do tu ofrohet FALAS asistenca teknike, dhe trajnimi I stafit .

Kujt i adresohet:

Të gjithë klientëve biznes, person fizik apo profesionist I lirë që kanë një llogari rrjedhëse në bankë dhe duan të pranojnë pagesa me karta të parapaguara, debiti apo krediti , duan të diversifikojnë shitjet duke kombinuar kanalet tradicionale fizike me ato dixhitale , duan të kenë një menaxhim me efiçent të formave të ndryshme të pagesave.

Avantazhet:

  • Më pak risk lidhur me sigurinë dhe transportin e parasë cash.
  • Mundësi për të rritur numrin e klientelës, sidomos të atyre që preferojnë të mbajnë pak para cash me vete dhe të paguajnë me kartë.
  • Mundësi për të zgjedhur teknologjinë që të përshtatet për sektorin e aktivitetit tënd.

Kushtet për tu pajisur me shërbimin POS:

  • Bizneset duhet të jenë të licensuara.
  • Bizneset të cilat dëshirojnë të pranojnë pagesa me kartë.

This post is also available in: en

Produkte te Lidhura

Kartë Debiti

Ky shërbim iu jep mundesinë të terhiqni të ardhurat tuaja në çdo ATM Credins. Karta e Debitit mund të përdoret për...

Lexo më shumë

E-Commerce

Ky shërbim u jep bizneve mundësinë për të pranuar pagesat nëpërmjet website-it të tyre.

Lexo më shumë

Kursi i Këmbimit

Shpejtësi, Dinamizëm, Transparencë. Tregto me profesionistë të tregut FOREX

Lexo më shumë

Na kontakto

Gjej Degën