Banka Credins bank

Llogaria rrjedhëse 
Siguro menaxhimin optimal të biznesit tënd dhe kryej veprimet bankare në degë, në ATM apo 24/24  në 7 ditë të javës përmes Credins Online.

Çfarë është llogaria rrjedhëse
Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë. Ju mund të pajiseni me kartën e biznesit të debitit apo kreditit, të kryeni të gjitha pagesat për detyrimet utilitare, pagat, taksat doganat e më gjerë.

Kujt i drejtohet ?
Të gjithë personave fizikë, profesionistëve, SH.A, Fondacioneve dhe Organizatave të Shoqerisë Civile që synojnë të thjeshtojnë menaxhimin e bisnesit të tyre, të monitorojnë shpenzimet dhe të optimizojnë të ardhurat.

Karakteristika

  • Numër i pakufizuar veprimesh në të gjithë rrjetin Credins apo përmes partnerëve tanë.
  • Xhirimet brenda bankës falas.
  • Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare efikase.
  • Tarifë fikse mujore.
  • Gjendje llogarie falas.
  • Pagesa utilitare për energjinë, telefonin, ujin.
  • Pagesa të sigurta dhe transparente për Taksat , Doganat, Hipotekat, etj.
  • Kartë biznesi Krediti apo debiti në LEK apo monedhë të huaj.
  • E aksesueshme 24/24, 7 ditë në javë përmes Credins Online.
  • Shërbim për kreditimin e pagave.
  • Pension vullnetar me skemë profesionale ose individuale.
  • Depozita me afat dhe pa afat (Depozita në Credins bank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.)

Llogaria Rrjedhëse hapet në monedha të ndryshme në bazë të nevojave tuaja. Llogaria rrjedhese mund të ketë forma të ndryshme si :

  • Llogari e pafrutshme (me një numër të kufizuar transaksionesh)
  • LLogari qëllimore (me një qëllim të caktuar)

Llogaritë në Credins bank janë të siguruara  deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) leke nga Agjencia e Sigurimi të Depozitave – www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Llogaria rrjedhese ka një kosto mujore fikse që pasqyrohet në kushtet e punës të Credins bank.

Dokumentacioni

Karta e identitetit ose pashaporta

Kontrata e Llogarisë Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është baza mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia me bankën. Llogaria mund të hapet në monedhën vedase ose të huaj. Ajo mund të menaxhohet nga një apo disa persona përmes sistemit të firmave të autorizuara dhe vulës së kompanisë.

This post is also available in: en

Na kontakto

Gjej Degën