Investime në Bono Thesari për Individët

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtër me afat maturimi deri në 1 vit. Aktualisht në Shqipëri emetohen Bono Thesari me afati maturimit 3, 6 dhe 12 mujore. Ato emetohen nga  Qeveria e Republikës së Shqipërisë Bonot e Thesarit emetohen në formë rregjistri në llogari. Për të tregtuar Bono Thesari, Institucioni duhet të jetë i liçensuar. Credins bank është i liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF)  për të tregtuar Bono Thesari. Çdo investitor ka një vërtetim pronësie. Rregjistri i pronësisë së bonove të Thesarit për individet mbahet pranë Bankës së Shqipërisë, apo një Bankë tjetër të liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF)

Kujt i drejtohet?

Të gjithë individët që duan të investojnë në instrumenta financiare me risk të ulët, por dhe me interesa relativisht më të larta se depozitat. Gjithashtu ata individë që parashikojnë se mund të kenë nevojë për likuiditet të menjëhershëm. Bonot e Thesarit tregtohen në tregun sekondar duke i siguruar pronarit avantazhe konkuruese

Credins bank është Anëtare në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Nëpërmjet këtij anëtarësimi Shoqeria komisionere Banka Credins Sh.A është e autorizuar të kryejë transaksione në Bursën Shqiptare të Titujve për Titujt e emetuar nga Qeveria Shqiptare. Banka Credins është një nga 5 (pesë) bankat në vend, e përzgjedhur për zhvillimin e tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë. Për të gjithë klientët që duan të investojne paratë e tyre në tituj, Banka ofron: – Kryerjen në kohë e shërbimeve të titujve (pagesa të kuponit, interesave etj), si dhe informacion mbi normat e interesit dhe çmimet e tregut për investimet tuaja në çdo moment. – Tarifa të thjeshta, konkuruese dhe hapësira negocimi në varësi të shumave dhe afateve.

Karakteristikat e këtij Shërbimi:

• Çeljen e llogarisë së titujve/llogari escroë; • Shlyerjen e të gjitha transaksioneve me tituj të portofolit tuaj (si blerje, shitje, transferim pronësie) në tregun shqiptar të tiujve; • Ruajtjen e të gjitha veprimeve mbi këtë portofol; • Raportimin dhe konfirmimin e transaksioneve të shlyera si dhe dërgimin e informacionit mbi gjendjen aktuale të portofolit në mënyrë periodike; • Vlerësimin e portofolit dhe raportimin e gjendjes së tij aktuale në mënyre periodike; • Mbajtja e marrëdhenieve me emetuesin e instrumentave financiare (Minstira e Financave dhe Banka e Shqipërisë), për çdo gjë që lidhet me përfaqësimin në treg, pagesën e kuponit, tatimeve etj;

Produkte te Lidhura

Depozita me AFAT

Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmës një marrëveshje...

Lexo më shumë

Llogaria Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve...

Lexo më shumë

Karta e Debitit

Me Mastercard nga Credins Bank paguani përmes teknologjisë Contactless...

Lexo më shumë

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins