Credins Bank We speak your language!

Monedha & Pllaka Ari

Çfarë cilësie dhe sasie ari mund të blej?

Ne ofrojmë Ar të cilësisë maksimale, 24 karat, të certifikuar me origjinë Austriake. Ky Ar (Gold Bars) ofrohet në prerje të ndryshme si 1g, 2g, 5g, 10g, 20g, 50g, 100g, 250g, 500g, 1000g, 12.5 kg.

Me çfarë çmimi ofrohet Ari?

Çmimi që ofrohet për Arin është i njëjtë me bursën botërore, transparent në çdo moment për tu kontrolluar. Ju mund ta kontrolloni atë tek kursi i këmbimit të CREDINS bank të emërtuar me inicialet XAU.

Cilat janë monedhat e Arit?

Ofrojmë Monedha Ari, Gold Sovereign Coins dhe monedha Angleze Elizabeth II, prerje të vjetra dhe të reja, që njihen në gjithë botën për vlerën e tyre. Gjatë viteve monedhat e arit përfitojnë edhe vlerë numizmatike duke rritur më shumë vlerën e tyre.

Monedhat e blera tek CREDINS bank janë të tregtueshme kudo në botë

Kontaktoni direkt për të blerë apo investuar në Ar:

Departamenti i Thesarit, CREDINS bank

Telefon: (+355) 69 203 6318.

CREDINS bank, shtojini vlerë pasurisë suaj!

Top