Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

Llogari Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse e një biznesi në CREDINS bank është fillesa e një bashkëpunimi të suksesshëm. CREDINS bank mundëson hapjen e llogarive rrjedhëse në të gjitha monedhat për të gjithë subjektet juridike, për kryerjen e transaksioneve bankare brenda dhe jashtë vendit. Ju mund të kryeni veprime në: Leke, EUR, USD, GBP, CHF, CAD, YEN dhe CNY (monedha kineze). Duke hapur një llogari rrjedhëse në CREDINS bank, ju mund të kryeni veprime në çdo moment, në një nga degët dhe agjencitë tona të hapura në mbarë vendin, madje pa qenë e nevojshme të paraqiteni në degë, nëse jeni pajisur me shërbimin Credins Online nga CREDINS bank. Llogaria rrjedhëse mund të jetë disa emërore. Për çdo balancë të mbajtur në llogarinë rrjedhëse, subjektet përfitojnë të ardhura nga interesat që aplikohen në ketë llogari.

Llogaria rrjedhëse ju shërben për:

  • Depozitime dhe tërheqje parash sa herë ju dëshironi
  • Transfeta parash brenda dhe jashtë Bankës
  • Transferta parash brenda dhe jashtë Shqipërisë, pa humbur kohë, mbajtur radha etj
  • Paguani të gjitha faturat si energji elektrike, ujësjellës, pagesë tatimesh etj
  • Shërbimin Direct Debit
  • Kryeni këmbime valutore, shitje/blerje në monedha të ndryshme.

Depozitim i thjeshtë i kapitalit fillestar

  • Pagesa të shpejta dhe efikase brenda dhe jashtë vendit
  • Kreditim i menjëhershëm për llogaritë-depozitë
  • Përpunim automatik i urdhrit të pagesave
  • Opsioni për të lidhur kontratë për urdhrat ose debitim direkt
  • Manaxhimi i llogarisë nëpërmjet operimit bankar elektron
Top