Credins Bank We speak your language!

Garanci Bankare

CB_PAGESA_UTILITARE_1260x430
CREDINS bank ofron tipet e mëposhtëme të garancive bankare për ti ardhur në ndihmë biznesit:

  • Garanci brenda vendit
  • Garanci jashtë vendit
  • Letër Kredia

Partnerët tuaj të biznesit, autoritetet qeveritare, entet publike, shpeshherë kërkojnë garanci për sigurime ofertash, realizim kontratash, pagesash paradhenie e më tepër. CREDINS bank merr përsipër përgjegjësi ndaj palëve të treta duke garantuar për ju me fondet e vetë bankës. Vetë biznesi juaj, me rezultatet e mira financiare dhe marrëdheniet afatgjatë të bashkëpunimit me Bankën, përbën kolateralin më të mirë për ju.

Banka ju garanton duke ju kursyer likuiditetet dhe rritur reputacionin tuaj. Për këtë në ju ofrojmë instrumentat tanë të garancive brenda dhe jashtë vendit:

Garanci brenda vendit

  • Garanci për pjesëmarrje në tendera.
  • Garanci për realizim kontratë.
  • Garanci për pagesa paradhënie.
  • Garanci për magazina doganore.
  • Garanci për lojra fati.
  • Garanci të tjera.

Garanci jashtë vendit

  • Garanci për sigurim kontrate
  • Garanci për sigurim pagese

Letër Kreditë

Letër kreditë janë instrumenta pagese, që e ndihmojnë klientin në transaksionet e tregëtisë ndërkombëtare. Nevoja për këto instrumenta vjen si pasojë e nevojës për siguri të të dy palëve, asaj eksportuese dhe asaj importuese.

CREDINS bank ofron siguri për transaksionet tuaja tregtare në nivel ndërkombëtar me anën e një sërë produktesh të Letër Kredive. Ajo garanton që pagesa për një mall / shërbim të caktuar do kryhet në Bankën e palës tjetër Kontraktore vetëm nëse dokumentacioni shoqërues i mallit është konform standarteve të rëna dakord midis palëve.

Na vizitoni në një nga degët tona për t’u njohur më mirë me produktet e Letër Kredive dhe për të aplikuar për këtë produkt!

Top