Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

e-Commerce

E-commerce_1260x430

Ky shërbim u jep bizneve mundësinë për të pranuar pagesat nëpërmjet website-it të tyre. Klientët mund të blejnë produkte/shërbime që biznesi shet duke kryer pagesën me karta VISA direkt në faqen e internetit të biznesit. Tek web-site i biznesit do të vendoset një script, i cili do të bëjë të mundur pranimin e pagesave përmes të gjitha kartave Visa. Pagesat transferohen automatikisht nga karta VISA e klientit në llogarinë e biznesit pranë Bankës.

Të gjitha bizneseve që do të pajisen me shërbimin E-Commerce do tu ofrohet FALAS asistenca teknike.

Përse ju shërben Ecommerce?

  • I thjeshtë: Afroni biznesin tuaj deri tek blerësi më i largët në mbarë botën.
  • I lehtë: Biznesi juaj nuk do të njoh më kufij dhe merrni paratë vetëm me një Klik
  • I sigurtë: Teknologji e lartë sigurie 3D Verified By Visa.

Kushtet për tu pajisur me shërbimin Ecommerce

  • Bizneset duhet të jenë të licensuara.
  • Bizneset të cilat kanë ose dëshirojnë të kenë një web-site.
  • Bizneset të cilat dëshirojnë të shesin produktet apo shërbimet e tyre online.
Top