Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

Kredi Agro Biznes

slider1-image-01

Kredi për Agro Turizëm

Me kredinë për agro-turizëm ju mbështesim në çdo hap që ju do të hidhni për të zhvilluar biznesin tuaj me:

  • Financim për investime të reja në ndërtimin e ambienteve.
  • Këshilla teknike dhe orientim për të bërë investimet e duhura.
  • Kushte të mira të kredisë për aktivitetet e turizmit malor, bregdetar dhe kulturor.

Ejani tek ne, do ju gjendemi pranë për çdo gjë, do sjellim më shumë përfitime për biznesin Tuaj.


Kredi për Blegtori

Ju ndihmojmë të zhvilloni biznesin tuaj duke ju ofruar mbështetje financiare për:

  • Blerje, shtim, rritje për të gjithë llojet e kafshëve dhe shpendëve.
  • Ndërtim stallash, depo silazhi dhe ambiente ndihmëse për blegtorinë.
  • Pajisje të ndryshme blegtorale (frigoriferë qumështi, aparate mjelëse etj)
  • Ushqime blegtorie etj.

Do ju ofrojmë këshilla profesionale për zgjidhjet e duhura.


Kredi Agro Përpunim

Dëshironi të zgjeroni aktivitetin tuaj përpunues? Ju duhen mjete moderne për të zgjeruar biznesin tuaj?

Sigurisht për këtë ju gjendemi pranë me Kredinë Agro Përpunim që ju të zhvilloni biznesin Tuaj me pajisje moderne që do sjellin më shumë përfitime për ju. Biznesi juaj është i rëndësishëm, prandaj ne kujdesimi që t’ju ofrojmë kredinë që i përshtatet më mirë situatës suaj financiare! Ne kuptojmë nevojat tuaja.

Ju ofrojmë kushtet më të mira të kredisë në treg me më pak dokumente të kërkuar.


Kredi për Bujqësi

Ju gjendemi pranë duke ju mundësuar mbështetje financiare për produkte dhe investime të ndryshme për agrobiznesin, këshillime me eksperiencë për nxitjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj.

Me kredinë për bujqësi ju do të përfitoni:

  • Norma interesi konkurruese në treg.
  • Mundësi shumë e mirë me qellim zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit tuaj bujqësor.
  • Mundësi për të shlyer kredinë me këste në bazë të ciklit të prodhimit.
  • Procedura të shpejta për aprovimin e kredisë.

CREDINS bank ju do të gjeni zgjidhje të shpejtë për nevojat tuaja!

Top