Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

Karta me Këste

slider1-image-01

Çfarë është karta me këste?

Karta me KËSTE është një kartë krediti, që lidhet me një shumë të para aprovuar nga banka. Këtë limit shume ju e përdorni për blerje të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme në POS-e (pajisja e pagesës me kartë) dhe në internet. Në POS-et fizike mund të gjeni opsionin e pagesës nga 2 deri 12 këste.

Pse duhet ta kemi kartën me këste?

Të gjithë kemi dëshira dhe mbi të gjitha nevoja, të cilat duam t’i realizojmë, por që xhepi nuk na e lejon. Karta me KESTE jua jep këtë mundësi, sepse tani ju shumën e blerjes mund ta ndani dhe ta paguani përmes kësteve pa e renduar xhepin tuaj.

Si funksionon blerja me këste?

Në momentin kur të jeni duke realizuar pagesën me kartë tek POS-i, do t’ju shfaqen dy mundësi pagese; ta kryeni të plotë pagesën ose ta ndani atë përmes kësteve. Shfaqjen e dy mundësive tek POS-i do t’jua mundësojë personi i shitjes në dyqan. Ju do të keni mundësinë ta caktoni vetë numrin e kësteve duke shtypur numrin e duhur në POS, p.sh: me 2-këste, me 3-këste dhe kështu me radhë deri në 12-këste.

Përmes kartës me këste ju do të përfitoni

  • Blerje shërbimesh dhe produktesh me këste në të gjithë tregtaret që janë pjesë e kësaj skeme.
  • Interes 0% në qoftë se do të shlyeni këstin tuaj deri në datën 10 të muajit pasardhës.
  • Komision ZERO për blerje në POS-e si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
  • Kontroll i të gjitha veprimeve të kryera nga celulari apo kompjuteri juaj me shërbimin Credins Online.
  • Blerje në internet pa komision.
  • Siguri të lartë gjatë përdorimit online VBV (Verified by Visa).

Rrjeti i bizneseve që janë pjesë skemës së pagesave më këste janë:

  • Emigres  –  Autostrada Tiranë – Durrës, Km 12
  • Elektro Tek Globe – Rr. Martin Camaj, Shkodër
  • Kuka Center – GRUEMIRE, Shkodër
  • Alb Car Rental  – Rr. Ismail Qemali, Tiranë
  • Albarent  –  Rr. Ismail Qemali, Tiranë
  • Primavera  Casa  – Tiranë
  • World-Flex Citypark  –  Shkodër
  • World-Flex Piramida Nicol  – Tiranë
  • World-Flex Prane Gjykatës   –  Tiranë
  • Maison De Parfum  – Halim Xhelo 107 Lagjja 15, Vlorë
  • Bajram Babqorri  –  Lagje e re, Godina 1,  Rr. Nacionale Vorë
  • Elton Guce  –  Rr. Siri Kodra , Tiranë
  • Ilpa Gold  – Lagjja.4,  Bulevardi Kryesor, Durrës
  • Dora  e Artë – Qafa e Pazarit, Gjirokastër
  • Globe Outlet  –  City Park
  • Qendra Globe   – Rr. e Kavajës, Tiranë
  • Globe  – Elbasan
  • Globe – Vlorë
  • Globe  –  Fier
  • Globe Home Expert  – Bulevardi Kryesor Lushnjë
  • Globe – Fier
  • Globe Shops – Sarandë
  • Globe Shops – Tirana Ring Center
  • TEXAL – City Park
  • Vero Moda – Tirana RING CENTER
  • GO TECH, Komuna e Parisit- Tiranë                    
  • GO TECH, Flagship Center- Durrës
  • GO TECH, Qendra  Tregtare CONCORD – Tiranë
  • GO TECH, Casa Italia – Tiranë             
  • LOND – City Park, Autostrada Tiranë- Durrës
  • Elektro – Shtëpiake NOVI – Gjirokastër               
  • SHAGA Mobileri – Tiranë                     
  • Alb-Soba  –   Tiranë
  • ECO Climate Solution  –   ETC Tiranë
  • DELTA – Autostrada Tiranë- Durrës,  Km 3
  • DELTA –  Durrës                                          
  • OZONE Electronics – Tiranë                  
  • EURO RUDI – Durrës Nikel                        
  • JD-EXPERT – Rr. Teodor Keko, Tiranë                       
  • Prestige Home –  Rr. Sami Frashëri, Tiranë
  • Prestige Home – Kashar, Autostrata Tiranë-Durrës      
  • Prestige Home  –  TEG, Tiranë
  • DENTAL Center – Lagjja Nr. 4, Durrës
  • ENT Clinic – Rruga e Dibrës, Tiranë                           
  • Albaelettrica – Myslym Shyri, Kulla 3, Tiranë                   
  • Albaelettrica – Autostrada Tiranë – Durrës                      
  • Albaelettrica – Bulevardi Gjergj Fishta, Qendra Alp                
  • Albaelettrica – Bulevardi Zhan D’Ark, Pallati Min. Jas                   
  • Elektroshtëpiake MATIS – Lagjja 18 Shtatori, Gjirokastër
  • LUIS Center – Lagjja18 Shtatori, Gjirokastër    
  • Elektroshtepiake  FREDI – Lagjja 18 Shtatori, Gjirokastër   

Për më shumë informacion kontaktoni në shitja@bankacredins.com.


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top