Credins Bank We speak your language!

Depozita Plus

Çfarë është depozita plus?

Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, i cili ju vjen në ndihmë të gjithëve Ju që kaloni pagat pranë Credins Bank, por dhe të gjithë atyre që kanë të ardhura të tjera të qëndrueshme. Për të gjithë ata punonjës që duan të rrisin vlerën e kursimeve të tyre, CREDINS bank ofron kreditimin periodik në një depozite kursimi e fondeve të kursyera nga paga e tyre. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje.

Si përllogariten interesat

Interesat e përfituara llogariten me bazë ditore dhe kreditohen në llogarinë tuaj në fund të çdo tremujori.

Kush mund ti tërheqë paratë?

Meqenëse qëllimi i kësaj depozite është të kurseni, ju mund ti tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.

Si duhet të veproj për të hapur një depozitë plus?

Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë! Mjafton të keni një pagë ose llogari rrjedhëse me të ardhura të qendrueshme dhe të vendosni cila është shuma që doni të kurseni sistematikisht çdo muaj. Ju duhet vetëm një herë të vetme të paraqiteni në bankë, të plotësoni një formë autorizimi dhe dokumentacionin përkatës në një nga degët tona të kudondodhura me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë. Në vijim llogaria Juaj do të kreditohet çdo muaj me shumën e përzgjedhur prej Jush, pa qenë e nevojshme të paraqiteni në Bankë. Shuma minimale për çeljen e saj është vetëm 500 lekë ose ekuivalenti në valutë.

Përse më nevojitet depozita plus?

  • Sepse Ju mund të kurseni në mënyrë sistematike duke i paraprirë nevojave të papritura për para!
  • Sepse Ju vendosni vetë sasinë e parave që do të kurseni çdo muaj në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të vini deri në Bankë!
  • Sepse përveç shumës që Ju kalon çdo muaj në Depozitë, Ju mund të depozitoni gjatë gjithë muajit, sa herë që keni mundësi për të kursyer, duke përfituar ndërkohë dhe interesa!
  • Sepse Ju lejon të kurseni sistematikisht sipas monedhës në të cilën kreditohet llogaria Juaj e pagës: Lekë (ALL), Euro (EUR) ose Dollarë (USD).
  • Sepse Ju lejon të ndryshoni shumën që dëshironi të kurseni çdo muaj, ta shtoni ose reduktoni atë.
  • Sepse të fillosh të kursesh është gjithmonë një Ide e mirë!

Tags: , ,

Ju lutemi vëmendjen tuaj:

*Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

 


Broshura informative e ASD

SHKARKO

Top