Credins Bank We speak your language!

Historiku

photo-29

31 Mars 2003

CREDINS bank – Një histori suksesi
Fillon aktivitetin Credins Bank, e para Bankë private Shqiptare, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri. Slogani i përzgjedhur “Bëjmë më të mirën për Ju, sepse Ne flasim gjuhën tuaj” mbetet kuptimplotë ende sot, pa humbur asnjë notë origjinaliteti dhe vërtetësie.

Credins Bank nënshkruan marrëveshjen me UNOPS për programin PASARP, me fokus kreditimin e SME-ve në fushën “Agrikulturë dhe Agro-Industriale”, përmes zhvillimit, racionalizimit dhe përmirësimit të strukturave për prefekturat e Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës.

Credins Bank nënshkruan marrëveshjen me kompaninë American Express për marketimin e 5 llojeve të kartave “American Express”.

Në vitin e saj të parë Banka ushtron aktivitetin e saj në 1 degë në Tiranë, 2 agjenci në Tiranë dhe Durrës me një personel prej 25 punonjësish.

2004

Credins Bank ofron shërbimin e Çeqeve të Udhëtarit “American Express”.

Zgjeron aktivitetin duke çuar në 7 numrin e degëve dhe agjencive, si dhe dyfishuar numrin e punonjësve në 55. Gjithashtu në fund të këtij viti Banka numëron 12.000 klientë.

2005

Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Grupin e Monte Paschi di Siena në Itali për kryerjen e transfertave bankare të lira dhe të shpejta për shqipëtarët që jetojnë në Itali.

Vijon me ritme të pandërprera rritja, numri i degëve arrin në 12, i punonjësve në 113 dhe i klientëve në 25.000.

2006

Banka e parë që ofron shërbimin bankar elektronik “Credins online”, i cili u jep mundësi klientëve të kryejnë veprime nëpërmjet internetit ose celularit, nga llogaritë e tyre bankare dhe njëkohësisht me një siguri maksimale.

Në fund të vitit 2006 Banka mbyll aktivitetin me 36.740 klientë, 17 degë dhe 170 punonjës.

2007

Viti 2007 mund të konsiderohet si viti i pjekurisë për Credins Bank.
Credins Bank bëhet “Anëtare me të Drejta të Plota” për tregtimin e kartës VISA. Banka rrit fitimin e saj me 132%

Rrjeti i degëve dhe agjencive arrin në 25, ndërsa numri i klientëve në 45.724.

2008

Credins Bank feston 5 vjetorin e saj si dhe shton 2 aksionerë të rinj: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V.) Holandë, i përfaqësuar nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i përfaqësuar nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG)

Ky vit mbyllet me 26 degë dhe agjenci, 386 punonjës, si dhe 73.402 klientë.

2009

Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e Kredisë me European Fund for South East Europe (EFSE).
Në këtë gamë arritjesh dhe objektivash vlen për tu theksuar vlerësimi sipas Moody’s, ku Credins Bank vlerësohet pozitivisht sipas rajonit në të cilin ajo operan

Credins Bank numëron 32 degë, 447 punonjës, si dhe 93.098 klientë.

2010

Viti 2010 shënon rritje dhe suksese në të gjithë treguesit ku ndër të tjera përmendim:
Credins Bank renditet në 5 bankat më të mëdha në vend

Në Tetor 2010, Banka zgjeron aktivitetin me Liçencën për tregtimin e Arit dhe monedhave të çmuara.

Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare si një mundësi e jashtëzakonshme për bashkëpunim reciprok me përfitime të ndërsjellta, duke i shkuar pranë me produktet bankare edhe klientit më të largët gjeografikisht.

Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje është fillimi i një bashkëpunimi me qëllim financimin e eksporteve dhe importeve mes vendeve anëtare të Bankës së Detit të Zi dhe Shqipërisë.

Performanca e Credins Bank vlerësohet me çmimin “Banka më Inovative e Vitit” nga Komisioni i Monitorimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Shkon në 41 numri i degëve dhe numërohen 125.737 klientë.

2011

Credins Bank renditet në vendin e tretë në sektorin banka referuar qarkullimit vjetor, duke rritur xhiron me rreth 30% ose 7.6 miliard lekë.

Për herë të parë, Credins Bank u jep mundësi të gjithë investitorëve të investojnë në Ar.

Shkon në 43 numri i degëve prezente në treg dhe 168.489 klientë.

2012

Për herë të parë në Shqipëri, Credins Bank hedh në treg kartat e parapaguara Visa, të vetmet në llojin e tyre në tregun bankar.

Rrjeti zgjerohet duke cuar në 47 numrin e degëve dhe agjencive dhe 182.000 klientë.

2013

Tremujori i parë i vitit 2013, Credins Bank mbush 10 vjet!

Credins Bank lidh marrëveshjen me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) për financimin 10 milion Euro. Ky fond do të përdoret për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme vendase si dhe për mbështetjen e zgjidhjeve të financave tregtare të klientëve të bankës.

Në kuadër të 10 vjetorit përfundohen brenda tre mujorit të parë investimet në teknologji dhe energjinë e rinovueshme.

Platforma e re moderne e-banking “Credins Online”

Për herë të parë Credins Bank fut Shqipërinë në listën e vendeve që pranojnë pagesat me karta VISA.

Marrëveshja me IFC mbështet sektorin shqiptar të energjisë së rinovueshme me 10 mio Euro financim.

Credins Bank shton kështu në listën e madhe të produkteve dhe shërbimeve të saj e-banking dhe e-Commerce duke qenë gjithnjë konkurruese dhe pararojë në plotësimin 360 gradë të nevojave të klientëve të saj.

Me orientim përmbushjen e nevojave të klientit me të gjitha gamën e produkteve dhe shërbimeve bankare, si dhe investim në risi dhe teknologji, Credins Bank tani është një realitet konkret i suksesshëm në sistemin bankar shqiptar, me reputacion të konsoliduar dhe e renditur në mes të 5 bankave më të mëdha në vend.

Credins Bank financon projektet e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së enrgjisë duke nxitur përdorimin aktiv dhe uljen e emetimeve të gazit serë.

Rezultatet pozitive të arritura çdo vit, rrisin përgjegjësinë e bankës ndaj klientit, aksionerëve dhe bashkëpunëtorëve, duke ndërtuar kështu marrëdhënie të shëndetshme afatgjata, me synim përmirësimin e cilësisë së jetesës të komunitetit ku Credins Bank operon.

2014

Gjatë vitit 2014 Banka ka pasur rezultate shumë të mira me fitim neto rekord prej 519 milion lekë në një mjedis me rritje ekonomike të ngadaltë.

Në Dhjetor të vitit 2014 Credins Bank fitoi çmimin në rang kombëtar të filantropisë dhënë nga “Partnerët-Shqipëri”, me motivacion “Për kontributin e konsiderueshëm me impakt të gjerë social që ka dhënë në fusha sensitive të shoqërisë shqiptare ku përmendim këtu shëndetësinë, arsimin dhe sigurisht promovimin e artit dhe kulturës”.

Përgjatë të njëjtit vit, Banka vlerësohet gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me çmimin “Banka e vitit 2014” jo vetëm për ecurinë dhe arritjet financiare, por dhe për kontributin e dhënë në ekonominë Shqiptare

2015

Gjatë 2015 Banka u rendit si një nga tre bankat më të mëdha përsa i takon disa prej treguesve kryesorë financiarë si depozita  dhe kredi.

Credins bank zgjeroi rrjetin e saj me dy degë të reja në qytetin e Tiranës pranë qendrës tregtare Ring dhe në zonën e Kombinatit. Gjithashtu  u zgjerua me 2 degë të reja në qytetin e Pogradecit dhe Çorovodës.

Në total rrjeti i degëve shkoi në 56 degë duke iu bashkuar kështu një komuniteti prej më shumë se 241.109 klientësh në mbarë vendin.

Me vendim të Këshillit Drejtues, datë 02 Prill 2015, në Divizionin e Zhvillimit të Biznesit, u krijua Departamenti i Shitjes dhe Suportit të Kredisë SME, Individë, Mikro dhe Agro (SIMA).

Në datë 24 Dhjetor 2015 u nënshkrua Marrëveshja për bashkimin me përthithje të shoqërive  Credins bank sh.a dhe Credins Leasing sh.a .

Në datë 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a, në vijim të marrëveshjes  të shitblerjes së nënshkruar mes SiCRED sh.a dhe Credins bank sh.a për transferimin e 76% të totalit të aksioneve nga SiCred sh.a tek Credins bank sh.a  më 22 Dhjetor 2014.

2016

Në Mars 2016, Credins bank hap degën e parë PA Shërbime Cash në Zyrat e saj Qëndrore në Rrugën Vaso Pasha, nr.8, Tiranë.

Në 2 Qershor 2016, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zyrtarisht aprovon licencën për Credins Invest, kompania për administrim asetesh dhe Investim. Credins bank zotëron 76% e kompanisë së sapo themeluar.

Në Gusht 2016, Credins bank u klasifikua e treta bankë më e madhe në vend përsa i përket, Aseteve, Depozitave dhe Kredive.

Duke filluar nga data 1 Maj 2016, Credins bank ofron mundësinë e këmbimeve dhe transfertave në monedhën kineze (CNY).

Top