Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

Karriera

Disa fjalë nga Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore

I dashur lexues/e,
Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni ynë në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që ne u ofrojmë klientëve tanë. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi ynë ndaj nevojave të klientëve tanë.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka na dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës sonë. Ne punojmë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët tanë, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit tanë janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ne të përmbushim misionin tonë, objektivi ynë i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ne jemi këtu për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve tanë dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve tanë, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që ne punësojmë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit tonë. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ne jemi në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve tanë një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet tona të parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që na karakterizon.

Nëse dëshironi të aplikoni për një vend të lirë pune pranë Bankës Credins, ju lutem, na dërgoni CV tuaj, me anë të postës elektronike nëse keni mundësi. Jemi në pritje të aplikimit tuaj.

Ardian Angoni
Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore.


Vende Vakante



Aplikimet dorëzohen me e-mail në: burimenjerezore@bankacredins.com ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore pranë Zyrave Qendrore të Credins bank me adresë Rr: Vaso Pasha, Nr. 8, Tiranë.

Që aplikimi juaj të konsiderohet i plotë duhet të bashkëlidhni CV-në tuaj të shoqëruar me letrën e interesit.

Kujdes!

Dokumentet tuaja duhet të jenë në formatin “.pdf” .

Ju mirëpresim!

Top