Në vijim të përkujdesit dhe vëmendjes së veçantë ndaj të rinjve, Credins bank sponsorizoi eventin e zhvilluar me rastin e mbarimit të vitit akademik 2014 për maturantët e gjimnazeve të qytetit të Tiranës. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe me mbështetjen e Credins Bank. Përvec mbështetjes financiare për organizimin e evenimentit Credins Bank u dhuroi 150 maturantëve të Ekselencës kartat e parapaguara Visa Prepaid me një vlerë prej 2.000 lekësh.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm 7.000 maturantë të qytetit të Tiranës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë znj. Arjola Byzyka si dhe përfaqësues të Credins Bank të cilët uruan maturantët për suksese të mëtejshme.

Banka Credins