Partnerët Shqipëri organizuan në datat 24-25 Maj 2016 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”. Ky është viti i pestë që Partnerët Shqipëri organizojnë këtë konkurs, i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale, integrimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet një qasjeje miqësore ndaj mjedisit.  Risia e tij qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të kompanive vendase dhe institucioneve donatore ndërkombëtare, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockfeller Brothers (RBF). Gjatë dy ditëve të konkurimit, gjashtëmbëdhjetë individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira me të cilat mund të njiheni duke shfletuar broshuren në linkun: http://issuu.com/partners-albania/docs/fituesit_ide_te_gjelberta_2016 Tre idetë fituese të konkursit kombëtar do të marrin pjesë në Konkursin rajonal që do të zhvillohet nga Fondi Rockefeller Brothers, në Korrik 2016 në Serbi.

Banka Credins