Credins Bank Ne Flasim Gjuhën Tuaj!

Credins bank mbështet financiarisht fushën e sportit!

Në këtë kuadër me rastin e hapjes së sezonit sportiv, Credins bank mbështeti federatën shqiptare të basketbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) z. Ponari, gjatë fjalës së tij  përshëndetëse, mbajtur në konferencën për shtyp, vlerësoi Credins bank si një nga partnerët dhe mbështetësit kryesor në zhvillimin e këtij kampionati të rëndësishëm.

Credins bank e konsideron mbështetjen për  fushën sportit si pjesë të politikave të saj të përgjegjësisë sociale dhe detyrimit ndaj komunitetit ku operon. Duke kontribuar për sportin, ne besojmë se u ofrojmë të rinjve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, duke i nxitur ata për tu avancuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërkohë që në punën tonë të përditshme si bankë ne krijojmë produkte për t’u dhënë më shumë liri financiare  të rinjve për të plotësuar ëndrrat e tyre profesionale.

Me sportin na bashkon puna e  palodhur, përkushtimi, vullneti , energjia dhe optimizmi për të arritur suksesin.

Credins bank, ne flasim gjuhën tuaj!

 

Top