Një nder linjat me te suksesshme te biznesit ne Bankën Credins është marrëdhënia me institucionet shtetërore, marrëdhënie e cila ka ardhur duke u forcuar nga viti ne vit. Menaxhimi i kujdesshëm i fondeve te buxhetit, oferta mjaft interesante e paketës për pagat e stafit, dhe lehtësirat ne monitorimin e veprimeve financiare te këtyre institucioneve janë tashme shërbime te traditës ne Bankën Credins.
Raportet e biznesit me institucionet shtetërore janë ne thelb te punës se strukturave te zhvillimit te biznesit, te cilat iniciojnë dhe mirëmbajnë këto raporte. Drejtuesit dhe stafi i degëve janë totalisht ne dispozicion te këtij segmenti tregu për te ofruar me te mirën. Strukturat publike marrin përgjigje te menjëhershme për çdo sugjerimi apo koment, për te forcuar edhe me tepër bashkëpunimin e nisur.
Banka Credins ka aktualisht një numër te konsiderueshëm Institucionesh shtetërore si klientë te saj, duke lidhur rreth 200 kontrata për kalimin e pagave te punonjësve te administratës shtetërore. Numri i buxhetoreve qe marrin pagën ne Bankën Credins e kalon shifrën prej 15,000 vetësh
|