Faqja kryesore
  English   Karriera  
 
  Depozita Bankare        Transferta Parash        Kredia        Pagesa utilitare        Paga Credins        Kartat        Paketa Elite member       
 
 
Kerkim  
  Rezultatet e kerkimit  
 
 
  Untitled Document
 
 
 
 
Me nje veshtrim

Banka Credins ushtron aktivitetin e saj sipas Licencës nr. 16, datë 31.03.2003, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.

Kapitali i Bankës Credins në fund te vitit 2009 sipas IFRS është 38.9 milion USD. Banka Credins ushtron aktivitetin e saj duke respektuar me rigorozitet kuadrin ligjor të Bankës se Shqipërisë si dhe kuadrin e brendshëm rregullator te përcaktuar nga Këshilli i saj Drejtues dhe miratuar nga Asambleja e Aksionerëve.

Aksionerët e Bankës Credins, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme të krijuar dhe rritur gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Banka Credins përfaqësoi të parën bankë private me kapital 100% shqiptar, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri.Progresi i ndjeshëm në dimensionet e Bankes dhe pozicionimi i saj në treg rritën gjithashtu edhe interesin e investitorëve të huaj. Më datë 12 Janar 2008, Banka Credins njoftoi pjesëmarrjen e dy aksionerëve të rinj, të cilët zotërojnë 25.34 % të aksioneve të saj. Këto dy aksionerë janë: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG). 


Banka Credins, duke operuar si bankë tregtare, ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh bankare që nga më tradicionalet deri tek ato më bashkëkohoret.

Stafi menaxhues i bankës, i cili drejton veprimet ditore, përbëhet nga njerëz me eksperiencë të pasur bankare në fushat si: drejtim i përgjithshëm bankar, zhvillim i linjave te biznesit, aktivitet kreditues, operacione thesari e menaxhim risku dhe menaxhim financiar, eksperienca të fituara nga përvoja  brenda dhe jashtë vendit. Personeli i Bankës Credins, është i ndërgjegjësuar dhe plotësisht i dedikuar për të ofruar shërbime me standard cilësor për të kënaqur maksimalisht kërkesat e klientit.

Banka Credins është një realitet konkret në sistemin bankar shqiptar. Rezultatet tepër pozitive të arritura çdo vit rrisin përgjegjësinë e personelit ndaj klientit, aksionerëve dhe bashkëpunëtorëve të bankës për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme afatgjata me synim përmirësimin e cilësisë së jetesës të komunitetit ku Banka Credins operon.
Aktualisht, Banka Credins ushtron aktivitetin e vet në 15 qytete të Shqipërisë përmes 38 degëve dhe agjencive të saj. Objektivat e vitit 2010 janë për një shtrirje edhe më të gjerë në Shqipëri me degë dhe agjenci të reja duke arritur në 40 degë gjithsej.

 
 
Paga CREDINS

Paketa me e plote e produkteve dhe sherbimeve bankare për te gjithë punonjesit qe duan të tërheqin pagën në bankë.



   
 
 
 
Njoftime pėr Asamb. e Aksionerėve  |  Festat Zyrtare  |  Karriera  |  Sitemap 
design by impuls
Rr. Ismail Qemali 21 Tiranë, Shqiperi / Tel. +355 4 2234 096 Fax. +355 4 2222 916 / info@bankacredins.com